Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

U prezantuan rezultatet e hulumtimit për sjelljen etike të të rinjve në mjedis multikulturor

“Sjellja etike e të rinjve në një mjedis multikulturor”, ishte tema e hulumtimit, rezultatet e të cilit u prezantuan në konferencën përmbyllëse, që u mbajt sot (27 nëntor 2019), në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë.

Projekti është realizuar nga Instituti “Maks van der Shtul” dhe Instituti për Hulumtim, Inovacion dhe Zhvillim dhe është mbështetur nga Ministria e Kulturës e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në konferencë, fjalim rasti mbajti rektori i UEJL-së, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, ministri i Kulturës, z. Hysni Ismaili, kryetari i Senatit të Universitetit dhe koordinator i projektit, Prof. Dr. Junuz Abdullai, drejtori i Institutit MVDS, Prof. Dr. Veli Kreci dhe drejtoresha e Zyrës për Cilësi, Prof. Dr. Veronika Kareva. Të pranishëm ishin maturantë të zgjedhur nga shkollat e mesme të Gostivarit dhe Tetovës.

Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti e falënderoi Ministrinë e Kulturës së MQV për mbështetjen institucionale ndaj universitetit.

“Universiteti i Evropës Juglindore është model unik i ambientit multietnik dhe multikulturor në vend dhe është në përputhje të plotë me modelin e shoqërive inkluzive dhe në këtë aspekt Universiteti jonë është edhe modeli më i duhur i sjelljes etike në shoqëritë multikulturore”, tha rektori Bexheti.

Ne i jemi përkushtuar këtij modeli jo për formë, por për përmbajtje, pasi mendojmë se Universitetet janë vende ku duhet të promovohen vlerat qytetëruese të shoqërisë, tha mes tjerash rektori Bexheti.

Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, tha se Universiteti i Evropës Juglindore është qendra qendrën më serioze arsimore dhe hulumtuese ku mund të trajtohen tema të këtilla.

“Prani e të rinjve në këtë ngjarje dëshmon përkushtimin e tyre që në të ardhmen ata të jenë bartësit dhe modeli më i mirë i një shoqërie multikulturore dhe multietnike”, tha ministri Ismaili.

Në cilësinë e përfaqësuesit të Institutit MVDS, rezultatet e hulumtimit i prezantoi Pajtim Thaçi.

Rezultatet e këtij hulumtimi dëshmojnë se shumica e të rinjve mendojnë se të gjitha etnitetet mund të bashkëjetojnë në Maqedoninë e Veriut, edhe atë nga gjithsej 300 persona të anketuar, 88,7% mendojnë se një gjë e tillë është e mundshme. Po ashtu, një shumicë e konsiderueshme e të anketuarve edhe atë 60.3%, mendojnë se etika ndikon ne veprimet e të rinjve në mjediset multikulturore.

Galeria e fotografive ->

Google+