Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Profesorë nga Universiteti i Maltës dhe nga Universiteti “Haxhi Zeka” e vizituan UEJL-in

Profesorë nga Universiteti i Malta-s, së bashku me dekanin e Fakultetit të Ekonomisë, Menaxhmentit dhe Kontabilitetit, Prof. Frank Bezzina, sot (14.11.2019), e vizituan Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë.

Së bashku me profesorët maltez UEJL-në e vizituan edhe prorektori i Universitetit “Haxhi Zeka”, Prof. Asoc. Dr. Ibish Mazreku dhe dekani i Fakultetit të Biznesit, Prof. Asoc. Dr. Halit Shabani.

Prof. Frank Bezzina dhe rektori i UEJL-së, Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti ishin folës kryesor në konferencën shkencore, që sot u mbajt në Universitetin e Tetovës.

Rektori Bexheti i njoftoi mysafirët me infrastrukturën, funksionimin dhe me planet e zhvillimit të mëtutjeshëm të Universitetit.

Google+