Ata patën mundësi, që drejtpërdrejtë ta takojnë menaxhmentin dhe stafin profesional të kësaj banke dhe të njoftohen me mënyrën e funksionimit të bankës. Gjithashtu, drejtori i Shparkase Bank, dega Tetovë, z. Florin Idrizi i njoftojë studentët për mundësinë e realizimit të pjesës praktike (internship), në këtë bankë, si dhe programet e mundshme për bursa dhe studime të kombinuara për realizimin e një pjese të studimeve në universitete në Austri.
Gjate ligjëratës interaktive studentët paten mundësi, që për së afërmi të komunikojnë me menaxhmentin dhe të bëjnë pyetje drejtpërdrejtë, si dhe të diskutojnë për trendet dhe novacionet në shërbimet financiare. Një mundësi e shkëlqyer për të kombinuar dijen teorike me praktiken në jetën reale.
