Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Për herë të parë në Maqedoninë e Veriut mbahet ligjërata Kleveringa

Në Universitetin e Evropës Juglindore, sot (28 nëntor 2019), për here të pare në Maqedoni u mbajt ligjëratë Kleverenga, nga Prof. Pinar Olcar, nga Universiteti Laiden. Ligjërata u organizua me nismë të ambasadës holandeze.

Prof. Pinar Olcar, tha se ligjërata Klevereniga është një formë e ligjëratës protestuese e bazuar nga argumente të fuqishme juridike. Ajo tha se Prof. Robert Kleveringa, në kohën e okupimit të Holandës nga Gjermania naziste, në shenjë proteste mbajti një ligjëratë argumentuese, kundër largimit nga puna dhe deportimit të kolegut të tij me origjinë etnike hebreje, nga regjimi okupues nazist. Kjo ligjëratë u përkrahë nga studentët, të cilët refuzuan të ndjekin mësimin dhe si pasoj, Prof. Kleringu arrestohet disa here, kurse Universiteti i Laidenit mbyllet.

Ligjërata Kleveringa ka të bëjë me modelin e drejtësisë dhe mundësinë e mbrojtës së secilit nga akuzat që rëndohet dhe se ai ka të drejtë të njoftohet dhe të ketë kohë të mjaftueshme për të organizuar mbrojtën para organeve kompetente. Askush nuk mund të dënohet përderisa për të nuk ka ndonjë vendim të prerë nga organet e drejtësisë për fajësinë e tij.

Prorektorja për Hulumtim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar, Prof. Dr. Besa Arifi, tha se ligjërata Kleverniga për herë të parë është mbajtur në Universitetin e Leidenit, nga Prof. Robert Kleveringa dhe për shkak të rëndësisë se veprimit, forcës së argumentimit dhe ndikimit që ka patur në atë kohë, ka vazhduar të mbahet në disa shtete në tërë botën. Ajo, falënderoi Ambasadën e Mbretërisë së Holandës për mundësinë që një ligjëratë e tillë për herë të parë të mbahet në Maqedoninë e Veriut dhe pikërisht në UEJL.

Të njëjtën ligjëratë, prof. Pinar Olcer, do të mbaj të premten (29.11.2019), në UEJ Shkup, me fillim në orën 13:00.

Google+