COVID-19 Information

Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Vizitë e ambasadorit francez Kristian Timonie në UEJL

“Politika e jashtme e Francës”, ishte tema e ligjëratës, që ambasadori i Francës në Maqedoninë e Veriut Kristian Timonie (Christian Thimonier), e mbajti sot (17 dhjetor 2019), para studentëve të Universitetit të Evropës Juglindore, të cilët e ndjekin Gjuha Frënge, si lëndë zgjedhore.

Ambasadori Timoni, paraprakisht realizoi një takim me prorektoren për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Hulumtim, Prof. Besa Arifi dhe me prorektorin për Çështje Akademike dhe Digjitalizim, Prof. Vladimir Radevski. Prorektorja Arifi, në emër të rektorit Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti i dëshiroi mirëseardhje në Universitetin e Evropës Juglindore.

“Ligjërata e sotme realizohet në kudër të ciklit të ligjëratave, që në UEJL mbajnë ambasadorë të ndryshëm të pranishëm në Maqedoninë e Veriut dhe që realizohen në kuadër të bashkëpunimit që Universiteti ka me ambasadorë të vendeve të ndryshme”, tha Prof. Dr. Besa Arifi.

“Qëllimi i ligjëratës së sotme është njohja e studentëve me politikën e jashtme të Francës dhe realizohet në kuadër të strategjisë tonë për rikthim të gjuhës frënge në Universitetin e Evropës Juglindore. “, tha ambasadori Timonie. Ai tha se gjuha frënge dhe vetë Franca ka qenë mjaft aktive në fillimet e këtij Universiteti dhe se tani synojmë një rikthim. Ambasadori u shpreh shumë i kënaqur nga prania e studentëve në ligjëratë, por edhe nga rritja e konsiderueshme e studentëve, të cilët po ndjekin lëndën e gjuhës frënge.

Nga Maqedonia e Veriut kemi shumë studentë maqedonas që mësojnë frëngjishten dhe i kanë shfrytëzuar mundësitë që u ofron kjo gjuhë, por edhe kushtet dhe bursat që ofron Franca në këtë drejtim. Pse mos ketë edhe shumë studentë shqiptarë që do të shfrytëzojnë këto kushte dhe ta mësojnë këtë gjuhë, tha ambasadori Timonie.

Studentët shprehën interesim për politikën e jashtme franceze, e cila luan një rolë mjaft të rëndësishëm në Bashkimin Evropian.

Galeria e fotografive ->

Google+