Presidentja e World Chicago prezantoi programin “Professional Fellowship Programme” që ata e ofrojnë nëpërmjet US Embassy (State Labor Department) që ka të bëjë me shkëmbimin e profesionistëve të fushës së zhvillimit ekonomik ku ngërthehen tema të ndryshme si: sipërmarrja, start-up kompanitë, zhvillimi biznesor dhe mentorim “mentorship”, etj.
Përfaqësuesit ishin të interesuar në veçanti për temën e Rezistencës së komunitetit dhe parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm ku u ndërlidhën më së shumti në temën e multikulturës se si institucioni i qaset kësaj teme , aktivitetet, planet dhe strategjitë afatgjate të Universitetit për ti tejkaluar sfidat e dallimeve kulturore dhe etnike.
Pas takimit vijoi shëtitje në kampus ku u mirëpritën nga përfaqësues të start up kompanive në SEEU Tech Park, ku njëra nga kompanitë aktuale në SEEU Tech park “Inspire 11” veç më bashkëpunon me këtë organizatë për shkëmbim të profesionistëve në Chicago.
