Në kuadër të kësaj vizite, studentët kishin mundësi të njoftohen lidhur me punën e Regjistrit Qendror, mënyrën e funksionimit, ndarjen e departamenteve, si dhe fazat e themelimit të një subjekti afarist.
Po ashtu, kishin mundësi të njihen dhe të shohin për së afërmi punën e Regjistrit Qendror, aktet të cilat i nxjerr Regjistri si dhe rëndësinë e Regjistrit Qendror.
