Turneun zyrtarisht e shpalli të hapur kryetari i Bordit të UEJL-së, Prof. Dr. Denis Farrington, i cili e shprehu kënaqësinë për pjesëmarrjen e ekipeve në këtë turne. Ai evokoi një moment kur ai ka patur një sfidë në një lojë shahu, me Arbën Xhaferin dhe shtoi se nuk e ka pranuar pasi e ka ditur se do të del i humbur nga ajo.
Për rëndësinë e mbajtjes së këtij memoriali dhe figurën e Arbën Xhaferit, foli Prof. Dr. Vebi Bexheti, i cili tha se përveç politikës Arbën Xheferi ishte edhe një njeri që e deshi sportin dhe ishte një sportist i mirë.
Të gjitha lojërat u zhvilluan në një atmosferë festive, kurse pas UEJL-së, i dyti u rendit ekipi i “Ekologut”, vendin e tretë e fitoi “Komuna e Tetovës dhe NPK” dhe vendin e katërt e mori ekipi i profesorëve të shkollave të mesme të Tetovës.
Për të gjitha ekipet pjesëmarrëse u ndanë mirënjohje, kupa dhe medalje.
