Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Në UEJL u mbajt punëtoria për inovacione në mësimdhënien e gjuhës angleze

Qendra e Gjuhëve organizoi punëtorinë për Inovacionet në mësimdhënien e gjuhës angleze, që u mbajt të shtunën (30 nëntor 2019), në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë. Në punëtori morën pjesë rreth 200 mësues të gjuhës angleze nga shkollat e mesme të Maqedonisë së Veriut.

Ngjarja filloi me adresimin e drejtoreshës së Qendrës së Gjuhëve z-nj. Vjosa Vela dhe zëvendës-drejtoreshën z-nj. Elena Spirovska duke përshëndetur folësit dhe pjesëmarrësit. Shefi i Departamentit të gjuhës anglez Andrew Goodspeed iu drejtua të pranishmëve për rëndësinë e zhvillimit profesional.

“Ishte një mundësi e shkëlqyer për të promovuar vlerat dhe përkushtimin ndaj përsosmërisë së Qendrës së Gjuhëve dhe Universitetit të Evropës Juglindore, kulturës sonë organizative dhe profesionalizmit akademik. Gjithashtu, ishte kënaqësi për të qenë nikoqir i mbi 200 pjesëmarrësve nga rajoni. Për shkak të interesit të konsiderueshëm dhe numrit të kufizuar të vendeve, ne është dashur të refuzojmë një numër të konsiderueshëm të aplikantëve. Interesimi i gjerë për punëtorinë dhe numri i pjesëmarrësve tregon se ngjarja ishte një gjë e nevojshme. Ne jemi të kënaqur që kemi kontribuar në këtë drejtim dhe shpresojmë se do të kemi një shans për të ofruar punëtori të ngjashme në të ardhmen” tha Vjosa Vela

Më pas, prezantuesit tanë të shquar zhvilluan seancat e tyre. Prezantimi i parë u mbajt nga znj. Nadia Theohari, një trajnuese me përvojë për mësimdhënësit dhe këshilltare e ELT për “MM Publications”, prezantimi i së cilës “Unë nuk jam një shkrimtar shumë i mirë, por unë jam një ri-shkrimtar i shkëlqyer” u dha pjesëmarrësve informacion të vlefshëm dhe këshilla se si t’i motivojnë, udhëzojë dhe sigurojnë informatë kthyese kur ligjërojnë mbi të shkruarit. Z. Akis Panayi , që përfaqësonte “Hamilton House”, është trajnues i mësimdhënësve dhe prezantues nga Kembrixhi. Prezantimi “Përkthimi në klasë: Të përdorësh ose të mos përdorësh?” u përqendrua në rolin e përkthimit dhe përdorimin e gjuhës së parë (L1) orën mësimore të gjuhëve.

Dr. Vesna Dimitrieska, eksperte e arsimit, adresoi tendencat e fundit në arsimin e gjuhës dhe statusin e programeve të mësimit dhe thellësimin e gjuhës angleze në Shtetet e Bashkuara.

Sophie Aroesty dhe Kiara Kinsky, mësuese Fulbright nga UEJL dhe në Universitetin e Tetovës, në prezantimin e tyre u përqendruan në detyrat e të folurit për lloje të ndryshme të mësuesve të gjuhës: “Fol: Aktivitetet argëtuese në klasë për të ndihmuar studentët të praktikojnë të flasin anglisht”. Znj. Ardita Zekiri nga Sektori i Edukimit i UNICEF-it prezantoi aktivitetet në lidhje me ueb platformën nacionale, e cila do të ndihmojë në përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies dhe mësimnxënies përmes bashkë-krijimit dhe inovacionit, duke përfshirë mësuesit, prindërit dhe fëmijët.

“Në emër të Qendrës së Gjuhëve të UEJL-së dhe Universitetit të EJL, ne falënderojmë prezantuesit për kontributin e tyre të vlefshëm në ngjarjen tonë. Falënderojmë pjesëmarrësit që treguan një interes dhe entuziazëm kaq të madh. Falënderojmë të gjithë anëtarët e stafit për punën e tyre të palodhur dhe i shprehim mirënjohjen menaxherëve dhe shërbimeve të Universitetit për mbështetjen e tyre financiare dhe teknike. Më në fund, shpresojmë që ta përsërisim këtë përvojë të shkëlqyeshme në ngjarjet tona në të ardhmen. ”, tha z-nj Vela.

Sipas një artikulli të botuar në vitin 2019 nga OECD në bashkëpunim me UNICEF, mësimdhënësit e Maqedonisë së Veriut kanë nevojë për qasje në mundësi dhe mjete të zhvillimit profesional. Për më tepër, artikulli thotë që mësimdhënësit e Maqedonisë së Veriut ndjekin/ndërmarrin zhvillim profesional më pak se sa kolegët e tyre në rajon.

Galeria e fotografive ->

Google+