Takimi ishte si rezultatit i vazhdimit të bashkëpunimit të Universitetit të Evropës Juglindore me komunitetin për konkretizimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme.
Të dy palët biseduan për konkretizimin e bashkëpunimit, në ngritjen e kapaciteteve institucionale të Komunës së Bërvenicës në aspektin e përkrahjes teknike për aktet e organizimit dhe sistematizimit të komunës konform përgjegjësive të vetëqeverisjes lokale. Po ashtu, u bisedua për trajnimin e burimeve njerëzore, angazhimin e studentëve përmes punës praktike në rivlerësimin e pasurive dhe pronave të qytetarëve në Komunën e Bërvenicës, si dhe për projekte inovative në sferën administrative, ekologjike, energjetike, të bashkëpunimit ndërkufitar dhe në projekte të tjera zhvillimore të rrafshit regjional dhe lokal.
Pritet që takimet me përfaqësuesit e komunitetit lokal të vazhdojnë edhe në të ardhmen me qëllim të realizimit të aktiviteteve dhe projekteve konkrete në dobi të shoqërisë më të gjerë.
