Lajmet e fundit
-
Në Universitetin Shtetëror të Nju Jorkut në Binghamton doktoroi Ilir Snopçe
10 dhjetor 2009Të premten, 4 dhjetor, Ilir Snopçe mbrojti me sukses disertacionin e tij të doktoraturës në departamentin e Shkencave të Matematikës në Universitetin Shtetëror të Nju Jorkut, në Binghamton, me titull "Lie Methods in Pro-p Groups", para komisionit në përbërje: dr. Marcin Mazur (këshilltar), dr. Fernando Guzman, dhe dr. Adrian Vasiu, nga Universiteti Shtetëror i Nju Jorkut në Binghamton dhe dr. Martin Kassabov, i Universitetit Cornell.
-
Studentët e UEJL vizituan Ambasadën e SHBA-ve
9 dhjetor 2009Më 2 dhjetor, studentët që ndjekin kursin Hyrje në studimet amerikane nga Departamenti i Gjuhës Angleze në Universitetin e Evropës Juglindore të udhëhequr nga profesorët e tyre Aida Koci, Brikena Xhaferi dhe Hajrulla Hajrullai, vizituan Аmbasadën e SHBA, për një prezantim të shkurtër dhe një shëtitje.
-
Para-testimi nga IELTS-Lajmërim për kandidatët
9 dhjetor 2009 -
Mr. Florim Ajdini, ka marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare “Kongres Kombëtar, Shkollë Kombëtare”, në Elbasan të Shqipërisë
7 dhjetor 2009Konferenca u mbajt me rastin e kremtimit të 100 vjetorit të hapjes së shkollës së parë të mesme në gjuhën shqipe. Duke patur orientim properëndimor, shkolla e mesme e parë shqipe ishte një pishtar ndriçues në rrugën e shqiptarëve drejt civilizimit evropian.
-
U ndanë certifikatat e kursit "Lidershipi dhe puna rinore në komunitet"
1 dhjetor 2009Të mërkurën (15 nëntor 2009), Fakulteti i Administrimit Publik dhe Shkencave Politike (FAPSHP) i Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL), ndau certifikatat për kursistët e programit “Lidershipi dhe puna rinore në komunitet”, program ky i certifikuar njëvjeçar ( Niveli A/ semestri parë - 30 ECTS dhe niveli B/ semestri dytë - 30 ECTS), i cili realizohet nga UEJL në bashkëpunim me Institutin për arsim dhe komunikim të Universitetit Joncheping (HLK), Suedi dhe Qendrës për arsimim joformal “Triagolnik”, Maqedoni.
-
UEJL –së i shtohen edhe katër profesorë ordinarë
1 dhjetor 2009
Prof. dr. Asllan Bilalli, Prof. dr. Etem Aziri, Prof dr. Abdylmenaf Bexheti dhe Prof. dr. Zamir Dika, janë katër profesorët e rinj ordinarë në Universitetin e Evropës Juglindore (UEJL), të cilët ditë më parë morën “dritë të gjelbër” nga Bordi i Universitetit pasi paraprakisht (19 gusht 2009), të njëjtit ishin zgjedhur në këtë thirrje mësimore shkencore nga Senati i Universitetit. -
Në UEJL u shënua 28 Nëntori – Dita e Flamurit shqiptar
30 nëntor 2009Sot (26 nëntor), me një akademi solemne, në UEJL, u shënua 28 Nëntori – Dita e Flamurit.
Për rëndësinë e Ditës së Flamurit kombëtar, foli rektori, akademik Alajdin Abazi dhe profesorët Vebi Bexheti e Fejzulla Shabani. -
Në UEJL promovohet libri “Enciklopedia-reagime”
26 nëntor 2009 -
Vizitë e përfaqësuesve të Ambasadës Gjermane në UEJL
25 nëntor 2009Frank Stößel, sekretar i parë dhe Sonja Bohnet, udhëheqëse e sektorit të kulturës dhe shtypit në Ambasadën e Republikës Federale të Gjermanisë në Shkup, të martën, më 03. nëntor 2009 kanë qëndruar për një vizitë pune në Departamentin e Gjermanishtes, me ç'rast janë takuar me udhëheqësin e Departamentit të Gjermanishtes, Assoc. Prof. Dr. Gëzim Xhaferri dhe me Prof. Dr. Robert Schmitt-Brandt, mësimdhënës gjerman në Departamentin e Gjermanishtes, dërguar nga Fondacioni gjerman Johann Gottfried Herder, dhe në mënyrë të veçantë janë interesuar për aktivitetet e Departamentit të Gjermanishtes në UEJL.
-
UEJL shënon 8 – vjetorin e themelimit
18 nëntor 2009 -
Doktoroi Lejla Bexheti - Abazi
17 nëntor 2009Të enjten (19 nëntor), në Universitetin e Evropës Juglindore, në Tetovë, Mr.Lejla Abazi - Bexheti nga Fakulteti i Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore, para komisionit në përbërje: Prof. dr. Aksenti Gërnarov, Prof. dr. Zamir Dika (mentor), Doc. Dr. Bekim Fetaji, Prof. dr. Vladimir Radevski dhe Doc. dr. Arbana Kadriu, mbrojti temën e disertacionit të doktoraturës me titull: “Hulumtim reflektues për zhvillim institucional të një sistemi për menaxhim të mësimit duke përdorur qasjen modulare”.
-
Besa Arifi merr pjesë në konferencën ndërkombëtare për autonominë universitare në Stamboll
16 nëntor 2009e 23 dhe 24 Tetor 2009 ne Universitetin “Istanbul Bilgi University” u mbajt konferenca ndërkombëtare me temë "Liria akademike dhe autonomia universitare në rajonin e Ballkanit, Detit të Zi dhe Detit Kaspik: Masat dhe Strategjitë" e organizuar nga Rrjeti për Arsim dhe të Drejta Akademike (Network for Education and Academic Rights – NEAR, me qendër në Londër), Akademikët në Rrezik (Scholars at Risk – SAR, me qendër në Nju Jork), dhe Qendra Kërkimore për të Drejtat e Njeriut e Universitetit Bilgi në Stamboll.
-
FREE PRE-TESTING FOR INTERNATIONAL CERTIFICATES
12 nëntor 2009 -
Jonuz Abdullai dhe Kujtim Ramadani në Tiranë për integrimin evropian të Ballkanit Perendimor
11 nëntor 2009
Me 6 dhe 7 nëntor 2009, në Tiranë, u mbajt Konferenca e dytë ndërkombëtare për studime evropiane me titull “Sfidat politike, ekonomike dhe sociale të vendeve të Ballkanit në procesin e integrimit evropian”, organizuar nga Universiteti Epoka dhe Universiteti i Stambollit. -
Formohet Komisioni për monitorimin e pandemisë së gripit A/H1N1
11 nëntor 2009Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL), në Tetovë, Akademik Alajdin Abazi, ka miratuar vendimin për formimin e Komisionit të pandemisë në Universitet, i cili do të monitorojë nga afër gjithë situatën epidemiologjike të gripit të derrave (A/H1N1), në UEJL. Me komisionin në fjalë, do të udhëheq Darko Spirovski, drejtor i Mirëmbajtjes.
-
Brikena Xhaferi merr pjesë në konferencën ndërkombëtare për EFL zhurnalin aziatik
9 nëntor 2009Doc.Dr. Brikena Xhaferi nga Fakulteti i Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit –Departamenti i Gjuhës dhe Letërsisë Angleze participoi në konferencën ndërkombëtare aziatike në Izmir të Turqisë. Kjo konferencë ndërkombëtare u organizua nga Zhurnali aziatik i anglishtes si gjuhë e huaj dhe Universiteti Dokuz Eylül më 14-18.10. 2009.
-
Hulumtim specifik për çështjen e trajtuar
4 nëntor 2009Jeta Hani dhe Kadishe Limani, studente në studimet posdiplomike në Fakultetin e Administrim Biznesit - Financa, më 6 dhe 7 Nëntor 2009 morën pjesë në Konferencën e dytë për studime evropiane të mbajtur në Tiranë, me temë: "Sfidat politike, ekonomike dhe sociale të vendeve të Ballkanit në procesin e integrimit Evropian", ku me sukses e prezentuan, hulumtimin e tyre të titulluar: "A duhet Maqedonia ta ndërrojë kursin e saj fiks të këmbimit të denarit apo ta zhvlerësojë atë?"