Mr. Florim Ajdini, ka marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare “Kongres Kombëtar, Shkollë Kombëtare”, në Elbasan të Shqipërisë
7 dhjetor 2009
Konferenca u mbajt me rastin e kremtimit të 100 vjetorit të hapjes së shkollës së parë të mesme në gjuhën shqipe. Duke patur orientim properëndimor, shkolla e mesme e parë shqipe ishte një pishtar ndriçues në rrugën e shqiptarëve drejt civilizimit evropian.
Tema e Prof. Florim Ajdini ishte e fokusuar në theksimin e aspekteve krahasuese të Normales së Elbasanit me arsimin aktual në universitete, të cilët punojnë sipas principit të Kartës së Bolonjës, ku aderon edhe Universiteti i Evropës Juglindore. Ai u përqendrua në çështjet, që lidhen me rolin e projekteve kombëtare dhe ndërkombëtare në UEJL dhe në kontekst të përparësive në mësimdhënie dhe përhapjen e praktikave të reja në arsim dhe në plan-programet e modifikuara të Fakultetit të Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit. Ai, po ashtu e theksoi nevojën e vazhdueshme për programe të reja ndër disiplinare, të cilat aktualisht paraqesin të vetmen rrugë për tu përballur me konkurrencën në arsimin e lartë në rajon dhe më gjerë, si dhe në përgatitjen e stafit të kualifikuar, të aftë dhe duke qenë në gjendje për t’u përballur me kërkesat e tregut të punës dhe me sfidat e kohës.
Më shumë lajme
- NJOFTIM
- Universiteti i Europës Juglindore shënon përfundimin me sukses të projektit Erasmus+ në Simpoziumin Ndërkombëtar në Ankara
- Shkolla Verore "Common Sense Economics" po zhvillohet me sukses në kampusin e UEJL-së, Tetovë
- Inteligjenca Artificiale, Inovacioni dhe Transformimi Digjital në fokus të trajnimit tradicional të stafit të UEJL-së
- Paraqitja për ushqim të subvencionuar studentor nga 26 deri më 31 gusht
- UEJL mirëpret themelimin e Shoqatës së Mësimdhënësve dhe Profesorëve të Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut
- UEJL forcon bashkëpunimin me ZBW – Leibniz Information Centre for Economics