
Sipas kritereve për zgjedhje kandidatët e propozuar duhet të kenë pasur punë të pandërprerë akademike në Universitet si profesor inordinar në përputhje me Ligjin për arsim sipëror, botime në revista të njohura ndërkombëtare, të kenë të botuar libra universitarë, të kenë dhënë kontribut në afirmimin dhe përhapjen e imazhit të universitetit.Recensionet janë shkruar nga emra të njohur të fushës akademike nga vendi dhe ndërkombëtarë.
Prof. dr. Asllan Bilalli, Prof. dr. Etem Aziri, Prof dr. Abdylmenaf Bexheti dhe Prof. dr. Zamir Dika, janë katër profesorët e rinj ordinarë në Universitetin e Evropës Juglindore (UEJL), të cilët ditë më parë morën “dritë të gjelbër” nga Bordi i Universitetit pasi paraprakisht (19 gusht 2009), të njëjtit ishin zgjedhur në këtë thirrje mësimore shkencore nga Senati i Universitetit.
