Në Universitetin Shtetëror të Nju Jorkut në Binghamton doktoroi Ilir Snopçe
10 dhjetor 2009
Të premten, 4 dhjetor, Ilir Snopçe mbrojti me sukses disertacionin e tij të doktoraturës në departamentin e Shkencave të Matematikës në Universitetin Shtetëror të Nju Jorkut, në Binghamton, me titull "Lie Methods in Pro-p Groups", para komisionit në përbërje: dr. Marcin Mazur (këshilltar), dr. Fernando Guzman, dhe dr. Adrian Vasiu, nga Universiteti Shtetëror i Nju Jorkut në Binghamton dhe dr. Martin Kassabov, i Universitetit Cornell.
Ilir Snopçe, si kuadër i Universitetit të Evropës Juglindore, në janar të vitit 2005, ka vazhduar studimet pasdiplomike në Universitetin Shtetëror të Nju Jorkut në Binghamton, ku në vitin 2007 edhe ka magjistruar, për të vijuar mëtej studimet e doktoraturës, të cilat tashmë i përfundoi me sukses. Nga semestri i ardhshëm, I. Snopçe pritet të angazhohet si profesor vizitues edhe në Universitetin e Virgjinias.
Më shumë lajme
- NJOFTIM
- Universiteti i Europës Juglindore shënon përfundimin me sukses të projektit Erasmus+ në Simpoziumin Ndërkombëtar në Ankara
- Shkolla Verore "Common Sense Economics" po zhvillohet me sukses në kampusin e UEJL-së, Tetovë
- Inteligjenca Artificiale, Inovacioni dhe Transformimi Digjital në fokus të trajnimit tradicional të stafit të UEJL-së
- Paraqitja për ushqim të subvencionuar studentor nga 26 deri më 31 gusht
- UEJL mirëpret themelimin e Shoqatës së Mësimdhënësve dhe Profesorëve të Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut
- UEJL forcon bashkëpunimin me ZBW – Leibniz Information Centre for Economics