Lajmet e fundit
-
Debat për decentralizimin në UEJL
1 tetor 2010
“Reperkusionet e procesit të decentralizimit të komunave nëntë vite pas nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit“, ishte tema e konferencës, që u mbajt të martën (28 shtator 2010), në UEJL, në Tetovë, në organizim të Institutit për demokraci dhe zhvillim. Folës kryesorë në këtë konferencë ishin kryetarët e disa komunave të Maqedonisë, përfaqësues të Qeverisë, si dhe ekspertë të fushës së pushtetit lokal. -
Rektori Prof. dr. Zamir Dika priti kryetarin e Komunës së Gostivarit, Prof. dr. Rufi Osmani
30 shtator 2010
Të martën (28 shtator), rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Prof. dr. Zamir Dika priti kryetarin e Komunës së Gostivarit, Prof. dr. Rufi Osmanin. -
Debat në UEJL për stabilitetin e Evropës
28 shtator 2010
“Integrimi në BE-së si instrument për stabilitetin dhe sigurinë”, ishte tema e debatit, që të premten (24 shtator 2010), u mbajt në UEJL dhe që ishte organizuar nga Instituti Shoqëria e Hapur Maqedoni dhe Qendra maqedonase për arsim evropian.
-
Hedher Henshou emërohet këshilltare ekzekutive për performancë dhe cilësi
23 shtator 2010
Nga 31 gushti 2010, Heather Henshou caktohet këshilltare ekzekutive për performancë dhe cilësi. Në këtë pozitë, ajo ka përgjegjësinë për zhvillimin, monitorimin dhe vlerësimin e politikave në fushën e burimeve njerëzore dhe procedurat, të cilat ndikojnë në ecurinë e stafit, të tilla si rekrutimin, promovimin akademik, zhvillimin profesional dhe menaxhimin individual të stafit.
U mbajt ora e parë akademike
22 shtator 2010Komunikatë për shtyp: Prof. Dr. Blerim Reka zgjidhet prorektor për hulumtim dhe promovim
6 shtator 2010
Më 30 gusht të vitit 2010, Komiteti Ekzekutiv i Bordit të Universitetit të Evropës Juglindore ka zgjedhur ambasadorin prof. dr. Blerim Rekën prorektor për hulumtim dhe promovim.
Prof. Reka, do t’i udhëheq hulumtimet në UEJL, do të kryesoj me Komitetin për Hulumtime, i cili përbëhet nga drejtorët e qendrave hulumtuese dhe do të koordinoj me projektet е jashtme hulumtuese. Prof. Reka, po ashtu do ta udhëheq edhe revistën shkencore të UEJL – SEEU Review.Inaugurohet rektori i ri i UEJL Prof. Dr. Zamir Dika
3 shtator 2010
Në një ceremoni solemne, ku ishin të pranishëm mysafirë të shumtë si diplomatë, përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, rektorë të universiteteve të ndryshme në Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë, kryetarë komunash, profesorë, studentë dhe të tjerë, të mërkurën (1 shtator 2010), u bë promovimi i rektorit të ri të UEJL, Prof. dr. Zamir Dika.
Komunikatë për shtyp: Prof. Dr. Pol Foster zgjidhet zëvendësrektor për çështje akademike (provost)
31 gusht 2010
Më 30 gusht të vitit 2010, Komiteti Ekzekutiv i Bordit të Universitetit të Evropës Juglindore ka zgjedhur Pol Foster-in (Paul Foster) zëvendësrektor për çështje akademike(provost). Ai, do të jetë funksionari i dytë më i lartë administrativ në UEJL që do të mbikëqyrë programet akademike në të gjitha aspektet e mësimdhënies dhe mësimnxënies në të dy kampuset, në Tetovë dhe Shkup.
Doc. Dr. Bekim Fetaji zgjidhet anëtar i komitetit të programit për konferencën ndërkombëtare për ITI për vitin 2011
25 gusht 2010Doc. Dr. Bekim Fetaji, pas angazhimit si recensues i konferencës ndërkombëtare në ITI për vitin 2010 ( libri me listën e recensuesve mund të gjendet në Bibliotekën Maks Van Der Shtul), është zgjedhur anëtar i komitetit të programit për konferencën ndërkombëtare për ITI për vitin 2011.
Publikim ndërkombëtar i librit të autorëve Prof.Dr. Nexhbi Veselit, Doc.Dr. Veland Ramadanit dhe Mr.Gadaf Rexhepit, me titull: "Marketingu direkt dhe biznesi i vogël"
19 gusht 2010"Marketingu direkt dhe biznesi i vogël" është libri më i ri i autorëve Prof.Dr. Nexhbi Veselit, Doc.Dr. Veland Ramadanit dhe Mr. Gadaf Rexhepit, ligjërues në Fakultetin e Biznesit dhe Ekonomisë në UEJL. Ky libër është botuar nga botuesi me renome botërore Lambert Academic Publishing nga Gjermania (ISBN e librit: 978-3-8383-8835-9).
Elemedina Abdullai në SHBA për bibliotekarinë
18 gusht 2010Elemedina Abdullai prej 21 qershor deri më 9 korrik 2010, ka qëndruar në SHBA në kuadër të programit për lidership për vizitor ndërkombëtarë me titull “Bibliotekat amerikane”. Ky program administrohet në partneritet mes Departamentit të Shtetit, Zyrës për arsim dhe çështje kulturore, Zyrës për vizitorë ndërkombëtarë dhe partnerët nga sektori privat në Uashington dhe qytetet tjera në SHBA.
Doc dr. Abdulla Azizi në Zagreb për mjekësinë ligjore
13 gusht 2010Doc. dr. Abdulla Azizi prej 8-12 gusht ka marrë pjesë në Kongresin e18-të botëror për mjekësinë ligjore, që u mbajt në Zagreb të Kroacisë.
Doc.Dr. Brikena Xhaferi mori pjesë në konferencën ndërkombëtare në Universitetin e Baselit, Zvicër
8 korrik 2010Doc.Dr. Brikena Xhaferi nga Fakulteti i Gjuhëve dhe Kulturave të Komunikimit, mori pjesë në konferencën ndërkombëtare në Universitetin e Baselit në Zvicër, të organizuar nga Departamenti i Gjuhës Angleze, mbajtur më 30 qershor deri më 2 korrik, 2010.