Në UEJL mbaroi me sukses konferenca për konceptet dhe përparësitë e shumëgjuhësisë në Evropë 2
15 tetor 2010

Në ambientet e Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë, nga data 7 tetor deri më 9 tetor 2010 u mbajt Konferenca me temë “Konceptet dhe përparësitë e shumëgjuhësisë në Evropë 2”, si vazhdimësi e konferencës me të njëjtën temë që u mbajt në shtator 2009 organizuar nga Kolegji i Komunikimit dhe Biznesit në Budapest.
Kësaj radhe organizator ishte Fakulteti Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit me koordinator prof. dr. Mustafa Ibrahimi në bashkëpunim me Grupin e Hulumtimit “Babylonian Evropë" të Universitetit të Amsterdamit me koordinator prof. dr. Laslo Marash.
Hapjen e Konferencës e bëri zëvendës rektori Pol Foster, dekani i FGJKK Vebi Bexheti dhe koordinatorët e dy universiteteve Mustafa Ibrahimi dhe Laslo Marash.
Gjatë dy ditëve u lexuan 35 kumtesa nga 14 shtete, edhe atë nga Holanda, Kroacia, Australia, Kosova, Kanadaja, Shqipëria, Norvegjia, Hungaria, Zvicra, Polonia, Turqia, Romania, Belgjika dhe Maqedonia.
Nga UEJL me kumtesat e veta u prezantuan: Vebi Bexheti, Mustafa Ibrahimi, Hamit Xhaferi, Zeqir Kadriu, Elena Andreevska, Gëzim dhe Brikena Xhaferi, Veronika Kareva/Daniella Ilievska dhe Shpresa Mustafai, Bllagojka dhe Natasha Zdravkovska dhe Florim Ajdini.
Konferenca me sukses i zhvilloi punimet në katër Seksionet shkencore: institucionet dhe organizatat shumëgjuhësore; shoqëritë multikulturore; mjetet për komunikimin transnacional dhe tema të tjera të ndryshme.
Pas mbarimit të kësaj Konference u vendos që Takimi i tretë i radhës mbi “Konceptet dhe përparësitë e shumëgjuhësisë në Evropë 3” të mbahen në Osijek të Kroacisë.
Më shumë lajme
- NJOFTIM
- Universiteti i Europës Juglindore shënon përfundimin me sukses të projektit Erasmus+ në Simpoziumin Ndërkombëtar në Ankara
- Shkolla Verore "Common Sense Economics" po zhvillohet me sukses në kampusin e UEJL-së, Tetovë
- Inteligjenca Artificiale, Inovacioni dhe Transformimi Digjital në fokus të trajnimit tradicional të stafit të UEJL-së
- Paraqitja për ushqim të subvencionuar studentor nga 26 deri më 31 gusht
- UEJL mirëpret themelimin e Shoqatës së Mësimdhënësve dhe Profesorëve të Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut
- UEJL forcon bashkëpunimin me ZBW – Leibniz Information Centre for Economics