Të mërkurën (29 shtator 2010), Rektori Prof. Dr. Zamir Dika është takuar me ambasadorin spanjoll në Maqedoni, Hose Manuel Paz Agveraz. Rektori Dika e ka informuar ambasadorin Agveraz për historinë e zhvillimit të UEJL dhe planet e ardhshme të Universitetit. Ambasadori Agveraz ka treguar interes për kampusin e UEJL, duke theksuar edhe interesimin e Ambasadës së Spanjës për këtë universitet. Në të ardhmen , tha ambasadori Agveraz, do të shqyrtohet mundësia e një bashkëpunim më të madh me universitetet spanjolle dhe partneritetet publike-private. Në fund të vizitës, rektori Dika dhe ambasadori Agveraz bënë një shëtitje në Qendrën për arsimimin e biznesit.