“Ky është kampusi universitar më i bukur jo vetëm në Maqedoni, por në rajon dhe më gjerë”, tha ministri i Informatikës i Maqedonisë Ivo Ivanovski. Ai, këto komente i bëri në ceremoninë e ndarjes së 34 certifikatave për kryerjen e trajnimit të specializuar për e-banking, për studentët e Fakultetit të Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore , që u mbajt të mërkurën (20 tetor 2010), organizuar nga kompania ASSECO në bashkëpunim me UEJL.
Ministri Ivanovski, tha se ky institucion arsimor dëshmon për arritjen e standardeve me bashkëkohore evropiane.
Rektori i UEJL, Prof. dr. Zamir Dika, tha se me këtë rast ndërtohet një trekëndësh bashkëpunimi mes UEJL-së, sektorit privat dhe atij publik.
“Këto diploma, studentëve tanë do t’u vlejnë dhe shërbejnë gjatë punësimit të tyre”, tha rektori Dika.
Studentëve certifikatat ua ndau dekani i Fakultetit të Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore, Prof. dr. Bekim Fetaji dhe drejtori i Kompanisë ASSECO për Maqedoninë, Sllavço Angelkovski.
Rektori i UEJL, prof. Dr. Zamir Dika dhe ministri Ivo Ivanovski, pas ceremonisë bënë një shëtitje nëpër kampus me qëllim të njohjes më për së afërmi me punën e këtij institucioni të njohur arsimor.
Kompania ASSECO ndau 34 certifikata për studentët e Fakultetit të Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore
25 tetor 2010
“Ky është kampusi universitar më i bukur jo vetëm në Maqedoni, por në rajon dhe më gjerë”, tha ministri i Informatikës i Maqedonisë Ivo Ivanovski. Ai, këto komente i bëri në ceremoninë e ndarjes së 34 certifikatave për kryerjen e trajnimit të specializuar për e-banking, për studentët e Fakultetit të Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore , që u mbajt të mërkurën (20 tetor 2010), organizuar nga kompania ASSECO në bashkëpunim me UEJL.
Ministri Ivanovski, tha se ky institucion arsimor dëshmon për arritjen e standardeve me bashkëkohore evropiane.
Rektori i UEJL, Prof. dr. Zamir Dika, tha se me këtë rast ndërtohet një trekëndësh bashkëpunimi mes UEJL-së, sektorit privat dhe atij publik.
“Këto diploma, studentëve tanë do t’u vlejnë dhe shërbejnë gjatë punësimit të tyre”, tha rektori Dika.
Studentëve certifikatat ua ndau dekani i Fakultetit të Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore, Prof. dr. Bekim Fetaji dhe drejtori i Kompanisë ASSECO për Maqedoninë, Sllavço Angelkovski.
Rektori i UEJL, prof. Dr. Zamir Dika dhe ministri Ivo Ivanovski, pas ceremonisë bënë një shëtitje nëpër kampus me qëllim të njohjes më për së afërmi me punën e këtij institucioni të njohur arsimor.
Më shumë lajme
- NJOFTIM
- Universiteti i Europës Juglindore shënon përfundimin me sukses të projektit Erasmus+ në Simpoziumin Ndërkombëtar në Ankara
- Shkolla Verore "Common Sense Economics" po zhvillohet me sukses në kampusin e UEJL-së, Tetovë
- Inteligjenca Artificiale, Inovacioni dhe Transformimi Digjital në fokus të trajnimit tradicional të stafit të UEJL-së
- Paraqitja për ushqim të subvencionuar studentor nga 26 deri më 31 gusht
- UEJL mirëpret themelimin e Shoqatës së Mësimdhënësve dhe Profesorëve të Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut
- UEJL forcon bashkëpunimin me ZBW – Leibniz Information Centre for Economics