Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Prof. dr. Rufi Osmani në konferencën për qeverisjen lokale në Kuvajt

 “Qeverisja lokale, zhvillimi urban dhe rinia”, ishte tema e konferencës ndërkombëtare, në të cilën mori pjesë ligjëruesi në UEJL njëherësh kryetar i Komunës së Gostivarit, Prof. dr. Rufi Osmani. Ai, në këtë konferencë ishte i ftuari special i Bankës Botërore për rajonin e Evropës Juglindore, si një nga kryetaret më reformator të komunave në Evropë.
Në këtë konferencë, Osmani së bashku me kryetaret e komunave të Medinës, Jordanit, Meksikës , Bombeit dhe Kuvajtit prezantuan përvojat individuale në realizmin e objektivave të mijëvjeçarit në aspekt të qyteteve moderne, zhvillimit të qëndrueshëm dhe hapjes së perspektivës për rininë në kuadër të procesit të globalizmit në përgjithësi.
Në një debat interaktiv në praninë e mbi 500 kryetarëve te komunave dhe te qyteteve nga e gjithë bota, Osmani prezantoi sfidat dhe alternativat e tejkalimit të problemeve të shumta me të cilat ballafaqohen komunat në Maqedoni me theks të veçantë në Komunën e Gostivarit .
Profesori Osmani la mbresa të jashtëzakonshme pozitive me prezantimin e tij, sa profesional aq edhe praktik menaxherial, fakt ky që e bëri prezantim e tij të jetë mjaft i pëlqyer nga të gjithë të pranishmit. Organizmi i kësaj ngjarje është realizuar nën përkujdesjen e Emirit të Kuvajtit.
Google+