Profesorët e UEJL-së Ali Pajaziti, Mirjana Maleska, Agim Poshka dhe Hyrije Abazi më 21 dhe 22 tetor në Universitetin “Goce Dellçev” (Shtip) dhe “Shën Klimenti i Ohrit” (Manastir), ekspozuan të dhënat nga studimi i tretë “Analizat e përqendruara në mendimet e qytetarëve” (People Centred Analyses), i realizuar në bashkëpunim me UNDP-në, ku fokusi kryesor është cilësia e shërbimeve sociale, inkluzioni shoqëror dhe marrëdhëniet ndëretnike.
Hulumtimi në fjalë i realizuar në verën e vitit 2009 me 1000 qytetarë, me qëllim të përforcimit të kapaciteteve kombëtare për të analizuar dhe adresuar çështjet e cilësisë së jetesës, mirëqenies, pabarazisë dhe pjesëmarrjes së qytetarëve. Të dhënat e shpalosura nxitën debate me studentët dhe stafin e këtyre dy institucioneve të arsimit të lartë, qasje dialoguese dhe intelektuale për probleme që prekin aktualitetin dhe ardhmërinë e çdo qytetari të kësaj shoqërie.
UEJL prezantoi projektin për cilësinë e jetesës në Universitetin e Shtipit dhe në atë të Manastirit
27 tetor 2010Më shumë lajme
- NJOFTIM
- Universiteti i Europës Juglindore shënon përfundimin me sukses të projektit Erasmus+ në Simpoziumin Ndërkombëtar në Ankara
- Shkolla Verore "Common Sense Economics" po zhvillohet me sukses në kampusin e UEJL-së, Tetovë
- Inteligjenca Artificiale, Inovacioni dhe Transformimi Digjital në fokus të trajnimit tradicional të stafit të UEJL-së
- Paraqitja për ushqim të subvencionuar studentor nga 26 deri më 31 gusht
- UEJL mirëpret themelimin e Shoqatës së Mësimdhënësve dhe Profesorëve të Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut
- UEJL forcon bashkëpunimin me ZBW – Leibniz Information Centre for Economics