Përfaqësuesit e bibliotekës së Universitetit të Evropës Juglindore, Alajdin Demiri dhe Elmedina Abdullahi, morën pjesë në simpoziumin ndërkombëtar në Edirne, në burimet arkivore të shteteve të Ballkanit, që u organizua në Trakya University, në Edirne, Turqi. Në kuadër të simpoziumit u mbajt mbledhja vjetore e Unionit të Bibliotekave Ballkanike (The Balkan Countries Libraries Union), ku është anëtare edhe biblioteka e UEJL-së, "Max Van der Stoel". Anëtaret e BLU-së u ndanë në dy grupe punuese dhe u morën vendimet për aktivitetet vijuese të grupeve.
Gjithashtu, në grupin punues të bibliotekave akademike u vendos që bashkëpunimi në mes të bibliotekave të thellohet, duke filluar nga shkëmbimi i koleksioneve bibliotekare unike dhe shkëmbimi i përvojës për digjitalizimin e materialeve bibliotekare.