Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Testim falas për shkathtësi akademike (Test AS)

Qendra e gjuhëve në bashkëpunim me Institutin Goethe, me seli në Gjermani dhe Shkolla Lingua Link, nga Shkupi, organizon testim falas për shkathtësi akademike (Test AS). Studentët të cilët do t’i nënshtrohen këtij lloj testimi do të marrin certifikatë, e cila i rritë gjasat e tyre që të integrohen në universitetet gjermane në të tre ciklet studimore. Ata, marrin informata relevante për performancat e tyre akademike, udhëzohen për përcaktimin e programit të tyre studimor dhe vlerësimin e shkathtësive të tyre individuale akademike. Testimi ofrohet në gjuhën angleze dhe gjuhën gjermane.
Data e regjistrimit: nga 01.12.2010 deri në 24.12.2010, për sesionin e testimit në muajin shkurt. Regjistrimi bëhet në Qendrën e Gjuhëve, te Shpresa Mustafai. (sh.mustafai@seeu.edu.mk).
Për më tepër informata dhe shembuj lidhur me pyetjet vizitojeni Ueb-faqen www.testsas.de
Google+