Lajmet e fundit
-
Ju flet “Radio Kampusi”
24 dhjetor 2009Radio Kampusi është mediumi më i ri në hapësirën mediale në Maqedoni, e cila edhe zyrtarisht ka filluar të funksionojë më 23 dhjetor 2009.
-
Profesorët е Fakultetit të Administrimit Publik dhe Shkencave Politike të UEJL botuan Fjalorin shumëdimensional të termave dhe shprehjeve administrative, politike, sociale dhe të diplomacisë
15 dhjetor 2009Para disa ditësh, doli nga shtypi libri "Fjalor shumëdimensional i termave dhe shprehjeve administrative, politike, sociale dhe të diplomacisë", i autorëve Doc. dr. Abdulla Azizi, Prof. dr. Etem Aziri dhe Doc.dr. Zemri Elezi.
-
Doli nga shtypi “Fjalori Sociologjik” i Prof. dr. Ali Pajaziti
15 dhjetor 2009Këto ditë doli nga shtypi “Fjalori Sociologjik” i autorit i Prof. Dr. Ali Pajaziti, në botim të UEJL dhe Shtëpisë botuese “Logos A”, i cili njëherësh është edhe fjalori i parë i sociologjisë në gjuhën shqipe.
-
Në Universitetin Shtetëror të Nju Jorkut në Binghamton doktoroi Ilir Snopçe
10 dhjetor 2009Të premten, 4 dhjetor, Ilir Snopçe mbrojti me sukses disertacionin e tij të doktoraturës në departamentin e Shkencave të Matematikës në Universitetin Shtetëror të Nju Jorkut, në Binghamton, me titull "Lie Methods in Pro-p Groups", para komisionit në përbërje: dr. Marcin Mazur (këshilltar), dr. Fernando Guzman, dhe dr. Adrian Vasiu, nga Universiteti Shtetëror i Nju Jorkut në Binghamton dhe dr. Martin Kassabov, i Universitetit Cornell.
-
Studentët e UEJL vizituan Ambasadën e SHBA-ve
9 dhjetor 2009Më 2 dhjetor, studentët që ndjekin kursin Hyrje në studimet amerikane nga Departamenti i Gjuhës Angleze në Universitetin e Evropës Juglindore të udhëhequr nga profesorët e tyre Aida Koci, Brikena Xhaferi dhe Hajrulla Hajrullai, vizituan Аmbasadën e SHBA, për një prezantim të shkurtër dhe një shëtitje.
-
Para-testimi nga IELTS-Lajmërim për kandidatët
9 dhjetor 2009 -
Mr. Florim Ajdini, ka marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare “Kongres Kombëtar, Shkollë Kombëtare”, në Elbasan të Shqipërisë
7 dhjetor 2009Konferenca u mbajt me rastin e kremtimit të 100 vjetorit të hapjes së shkollës së parë të mesme në gjuhën shqipe. Duke patur orientim properëndimor, shkolla e mesme e parë shqipe ishte një pishtar ndriçues në rrugën e shqiptarëve drejt civilizimit evropian.
-
U ndanë certifikatat e kursit "Lidershipi dhe puna rinore në komunitet"
1 dhjetor 2009Të mërkurën (15 nëntor 2009), Fakulteti i Administrimit Publik dhe Shkencave Politike (FAPSHP) i Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL), ndau certifikatat për kursistët e programit “Lidershipi dhe puna rinore në komunitet”, program ky i certifikuar njëvjeçar ( Niveli A/ semestri parë - 30 ECTS dhe niveli B/ semestri dytë - 30 ECTS), i cili realizohet nga UEJL në bashkëpunim me Institutin për arsim dhe komunikim të Universitetit Joncheping (HLK), Suedi dhe Qendrës për arsimim joformal “Triagolnik”, Maqedoni.
-
UEJL –së i shtohen edhe katër profesorë ordinarë
1 dhjetor 2009
Prof. dr. Asllan Bilalli, Prof. dr. Etem Aziri, Prof dr. Abdylmenaf Bexheti dhe Prof. dr. Zamir Dika, janë katër profesorët e rinj ordinarë në Universitetin e Evropës Juglindore (UEJL), të cilët ditë më parë morën “dritë të gjelbër” nga Bordi i Universitetit pasi paraprakisht (19 gusht 2009), të njëjtit ishin zgjedhur në këtë thirrje mësimore shkencore nga Senati i Universitetit. -
Në UEJL u shënua 28 Nëntori – Dita e Flamurit shqiptar
30 nëntor 2009Sot (26 nëntor), me një akademi solemne, në UEJL, u shënua 28 Nëntori – Dita e Flamurit.
Për rëndësinë e Ditës së Flamurit kombëtar, foli rektori, akademik Alajdin Abazi dhe profesorët Vebi Bexheti e Fejzulla Shabani. -
Në UEJL promovohet libri “Enciklopedia-reagime”
26 nëntor 2009 -
Vizitë e përfaqësuesve të Ambasadës Gjermane në UEJL
25 nëntor 2009Frank Stößel, sekretar i parë dhe Sonja Bohnet, udhëheqëse e sektorit të kulturës dhe shtypit në Ambasadën e Republikës Federale të Gjermanisë në Shkup, të martën, më 03. nëntor 2009 kanë qëndruar për një vizitë pune në Departamentin e Gjermanishtes, me ç'rast janë takuar me udhëheqësin e Departamentit të Gjermanishtes, Assoc. Prof. Dr. Gëzim Xhaferri dhe me Prof. Dr. Robert Schmitt-Brandt, mësimdhënës gjerman në Departamentin e Gjermanishtes, dërguar nga Fondacioni gjerman Johann Gottfried Herder, dhe në mënyrë të veçantë janë interesuar për aktivitetet e Departamentit të Gjermanishtes në UEJL.
-
UEJL shënon 8 – vjetorin e themelimit
18 nëntor 2009 -
Doktoroi Lejla Bexheti - Abazi
17 nëntor 2009Të enjten (19 nëntor), në Universitetin e Evropës Juglindore, në Tetovë, Mr.Lejla Abazi - Bexheti nga Fakulteti i Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore, para komisionit në përbërje: Prof. dr. Aksenti Gërnarov, Prof. dr. Zamir Dika (mentor), Doc. Dr. Bekim Fetaji, Prof. dr. Vladimir Radevski dhe Doc. dr. Arbana Kadriu, mbrojti temën e disertacionit të doktoraturës me titull: “Hulumtim reflektues për zhvillim institucional të një sistemi për menaxhim të mësimit duke përdorur qasjen modulare”.
-
Besa Arifi merr pjesë në konferencën ndërkombëtare për autonominë universitare në Stamboll
16 nëntor 2009e 23 dhe 24 Tetor 2009 ne Universitetin “Istanbul Bilgi University” u mbajt konferenca ndërkombëtare me temë "Liria akademike dhe autonomia universitare në rajonin e Ballkanit, Detit të Zi dhe Detit Kaspik: Masat dhe Strategjitë" e organizuar nga Rrjeti për Arsim dhe të Drejta Akademike (Network for Education and Academic Rights – NEAR, me qendër në Londër), Akademikët në Rrezik (Scholars at Risk – SAR, me qendër në Nju Jork), dhe Qendra Kërkimore për të Drejtat e Njeriut e Universitetit Bilgi në Stamboll.
-
FREE PRE-TESTING FOR INTERNATIONAL CERTIFICATES
12 nëntor 2009 -
Jonuz Abdullai dhe Kujtim Ramadani në Tiranë për integrimin evropian të Ballkanit Perendimor
11 nëntor 2009
Me 6 dhe 7 nëntor 2009, në Tiranë, u mbajt Konferenca e dytë ndërkombëtare për studime evropiane me titull “Sfidat politike, ekonomike dhe sociale të vendeve të Ballkanit në procesin e integrimit evropian”, organizuar nga Universiteti Epoka dhe Universiteti i Stambollit. -
Formohet Komisioni për monitorimin e pandemisë së gripit A/H1N1
11 nëntor 2009Rektori i Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL), në Tetovë, Akademik Alajdin Abazi, ka miratuar vendimin për formimin e Komisionit të pandemisë në Universitet, i cili do të monitorojë nga afër gjithë situatën epidemiologjike të gripit të derrave (A/H1N1), në UEJL. Me komisionin në fjalë, do të udhëheq Darko Spirovski, drejtor i Mirëmbajtjes.