
Ky artikull shkencor, paraqet rezultatin e hulumtimit të zhvilluar nga Prof. dr. Zamir Dika dhe Visar Elmazi, në lëmin e sistemeve të njoftimit për mjediset me bashkëpunim dinamik në grupe, që janë mjaft të rëndësishme për menaxhim efikas të dijes në sistemet e informacionit të universiteteve. Si zgjidhje optimale autorët propozojnë Ad-hoc sistemin për shpërndarje simultane të informatave, që bazohet në trendet më bashkëkohore të arkitekturës kompjuterike dhe bazave të të dhënave me karakter jorelacional, të shpërndara dhe të integrueshme horizontalisht (“NoSQL” iniciativa), duke përdorur teknologjitë moderne të distribuimit të mesazheve – e-mail, SMS, Facebook, Twitter, etj.
Rezultatet e këtij hulumtimi mund të shërbejnë si bazë mjaft e dobishme për targetimin inteligjent të përdoruesve të informacioneve në institucionet e arsimit të lartë dhe që mund të përmirësojnë performansat e sistemeve të tyre të informacionit - në drejtim të rritjes së cilësisë dhe përdorueshmërisë së informacionit.
Duke pasur parasysh mjedisin me ndryshime-reforma dinamike në hapësirën e arsimit të lartë dhe rritjes së konkurrencës në këtë pjesë të tregut, cilësia e shërbimit të përdoruesve të informatave, gjegjësisht përmirësimi i shërbimit administrativ nëpër universitete, mund të krijojë përparësi konkurruese për universitetet. Pikërisht, ky trend, këtij hulumtimi i jep një relevancë specifike në këtë lëmi.