COVID-19 Information and Protocol

Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Instituti i mjedisit jetësor dhe shëndetit me projektin IPM TEMPUS IV - në Itali

Përfaqësues të Institutit të mjedisit jetësor dhe shëndetit (IMJSH), të Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL), në kuadër të projektit IPM TEMPUS IV, kanë marrë pjesë në takimin e parë koordinues në Romë dhe Bari, Itali, nga data 02 - 07 shkurt 2010.Instituti i mjedisit dhe shëndetit, duke qenë një institucion partner nga Maqedonia, do të bëjë implementimin e aktiviteteve që dalin nga  projekti IPM TEMPUS IV, ku si rezultat do të jetë organizimi i studimeve  master në distancë, në drejtimin “International joint Master degree in Plant  Medicine”, si drejtimi i ri në UEJL, në kuadër të Institutit të mjedisit jetësor dhe shëndetit (IMJSH).Bartës i grupit punues nga UEJL ishte Prorektori Prof. dr. Murtezan Ismaili, cili bëri një prezantim rreth punës së Universitetit dhe Institutit para partnerëve evropian dhe ballkanik, të cilët treguan interes për bashkëpunim edhe në sfera të tjera, ku universiteti do të inkuadrohet në të ardhmen. Si pjesë e grupit ishin edhe Vullnet Zenki dhe Fisnik Shabani, të cilët do të jenë pjesë përbërëse e grupeve punuese të projektit.

U arrit marrëveshje që në muajin mars  Prof. dr. Murtezan Ismaili, si udhëheqës i projektit të merr pjesë në takimin e parë në Bruksel, ku do të prezantohet puna dhe aktivitetet e çdo partneri në veçanti dhe aktivitet e projektit qe do implementohen gjate tre viteve të ardhshme.

Google+