Profesorët nga UEJL, do të paraqiten në Konferencë me temat: “Problemi i kërkimit në çështjet arsimore” (Arafat Shabani) dhe “Teknikat e grumbullimit të të dhënave për çështjet arsimore” ( Hasan Jashari).
Hasan Jashari dhe Arafat Shabani në Romë për “mësimin në distancë”
21 janar 2010Prof.dr. Hasan Jashari dhe Prof.dr. Arafat Shabani, në kuadër të projektit Tempus IV, “Zhvillimi i programeve të magjistraturës në arsim”, nga data18-21 janar të këtij viti, marrin pjesë në konferencën ndërkombëtare në Romë, në Universitetin Roma Tre.
Qëllimi i Konferencës është që të tubohen në një vend pjesëmarrësit tjerë - specialistë në lëmin e arsimit, në këtë projekt: nga Universiteti i Arhusit, Notinghemit, Prishtinës dhe Tiranës, që të operacionalizojnë hapat e mëtutjeshëm për zhvillimin inovativ të mësimit në largësi (distancë), implementimin e programeve të reja dhe kërkimin shkencor në lëmin e arsimit. Një ndër temat e Konferencës është edhe vendosja e platformës për mësimin në distancë për Ciklin II dhe III të studimeve në UEJL
Më shumë lajme
- NJOFTIM
- Universiteti i Europës Juglindore shënon përfundimin me sukses të projektit Erasmus+ në Simpoziumin Ndërkombëtar në Ankara
- Shkolla Verore "Common Sense Economics" po zhvillohet me sukses në kampusin e UEJL-së, Tetovë
- Inteligjenca Artificiale, Inovacioni dhe Transformimi Digjital në fokus të trajnimit tradicional të stafit të UEJL-së
- Paraqitja për ushqim të subvencionuar studentor nga 26 deri më 31 gusht
- UEJL mirëpret themelimin e Shoqatës së Mësimdhënësve dhe Profesorëve të Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut
- UEJL forcon bashkëpunimin me ZBW – Leibniz Information Centre for Economics