Më pas, mbrojtjen e magjistraturës e bëri Teuta Iljazi me temë “Zgjidhja e problemeve me metoda realiste në matematikë ndikon në zhvillimin e të menduarit te nxënësit e shkollës së mesme”. Ibrahim Jonuzi e mbrojti magjistraturën me temë “Arsimimi ekologjik i nxënësve të shkollave të mesme në RM”, temë kjo, që ngjalli interes të theksuar te të pranishmit, posaçërisht për aktualitetin e temës. Jasin Demiri e mbrojti magjistraturën me temë “Diplomacia gjermane në periudhën e Oto fon Bizmarkut”, e cila po ashtu u vlerësua për mënyrën e qasjes dhe strukturimin e temës. Lulzim Farizi e mbrojti temën e magjistraturës “Ndarja dhe bilanci i tre pushteteve si bazë e demokracisë parlamentare me vështrim të veçantë në RM”, e cila ishte mirë e përgatitur dhe e bazuar në metodologjinë hulumtuese. Këto ishin magjistraturat, të cilat u mbrojtën gjatë muajit shtator.
Në muajin tetor të vitit 2009, mbrojtja e magjistraturave vazhdoi me kandidaten Neda Radosavleviq, e cila mbrojti magjistraturën me temë “Implementimi i leximit ekstensiv në grupe studentësh me shkathtësi të ndryshme, duke përdorur libra me formë të thjeshtëzuar”, e cila u vlerësua shumë praktike dhe e dobishme për fushën gjegjëse. Shejla Tahiri e mbrojti magjistraturën me temë “Ndikimi i ilustrimeve dhe vizatimeve në përvetësimin e vokabularit të anglishtes si gjuhë e huaj”. Tema zgjoi interes tek të pranishmit, posaçërisht në aplikimin praktik të saj në mësimdhënie. Kështu, u mirëprit edhe teza e magjistraturës së Halit Burnikut: “Dallimet aktuale në mes të shkollave në Shkup dhe atyre në periferi”. Suzana Memedi e mbrojti magjistraturën me temë “Integrimet evropiane në teori dhe praktikë”, kurse Dean Andreevski me temën “Mënyra dhe mjete e veprimit në marrëdhëniet ndërkombëtare: diplomacia”, ishte i fundit që e mbrojti magjistraturën në muajin tetor. Nga komisionet gjegjëse, temat u vlerësuan të përgatitura sipas metodologjisë hulumtuese dhe shumë aktuale.
Në muajin nëntor, magjistraturën e mbrojti Edita Bekteshi me temë “Faktorët që kontribuojnë në motivimin instrumental dhe integrues tek nxënësit e shkollës së mesme në Kërçovë “.
Në muajin dhjetor, magjistraturën e mbrojti Mira Milovanovska me temë “Rëndësia e aftësisë së të dëgjuarit dhe ndikimi i saj në mësimin e gjuhës së huaj në UEJL, ndaj aftësive të tjera gjuhësore dhe qëndrimet e studentëve ndaj mësimdhënësve anglishtfolës të gjuhës angleze”. Mirvana Kuriu magjistratroi në temën “Konsolidimi i demokracisë në RM si parakusht për integrim në strukturat Euroatlantike”, kurse Bilall Lutfiu e mbrojti tezën e magjistraturës në temën “Organizimi dhe funksionimi i parlamentit të RM-së”. Besa Bytyqi magjistraturoi në temën “Grupet e interesit dhe ndikimi i tyre në institucionet shtetërore të RM”.Vullnet Besimi e mbrojti magjistraturën me temë “Menaxhimi i nëpunësve shtetëror në institucionet e RM-së”, e cila ngjalli interes të theksuar te të pranishmit. Komisioni punimin në fjalë e vlerësoi si një hulumtim të mirëfilltë. Suzana Ejupi e mbrojti magjistraturën me temë “Ndikimi i strategjive të të mësuarit tek nxënësit e shkollave fillore në mësimin e gjuhës angleze si gjuhë e huaj”, kurse Zibixhete Elezi e mbrojti magjistraturën me temë “Vetëdijesimi i qytetarëve për mbrojtjen e mjedisit jetësor në qytetin e Tetovës”.
Ajten Ramadani me temën e saj “Policia si pjesë e administratës publike”, e mbylli ciklin e mbrojtjes së magjistraturave për vitin 2009.