" /> ">

Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Sabina Idrizi magjistroi në temën "Bankat islame dhe modelet bankare islamike"

Në Fakultetin e Administrimit të Biznesit në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, para komisionit në përbërje: Prof. dr. Miroljub Shukarov, Prof. dr. Abdulmenaf Bexheti dhe Prof. dr. Izet Zeqiri, Sabina Idrizi e mbrojti tezën e  magjistraturës me titull: "Bankat islame dhe modelet bankare islamike -  rekomandimet për zhvillimin e bankave islamike në Evropë”.

Në këtë tezë kandidatja vë në pah se: "Mund të konstatohet se vendet me shumicë të krishterë dhe popullsi katolike shpejt i kanë përqafuar plasmanet islamike financiare, por në anën tjetër vendet islame më pak tregtojnë me letrat me vlerë joislamike. Në shtetet e Gjirit Persik dhe Azi, sipas Standard & Poor's 39% e klientëve të bankave menjëherë do të përcaktoheshin për produktet financiare islamike dhe kjo tendencë është edhe në Evropë". Vetë konstatimi është i vlefshëm për zhvillimin e tezës se letrat islame me vlerë mund të jenë një bazë e mirë për zhvillimin e një qasjeje të re për investitorët ndërkombëtar financiar. Këto janë letra me vlerë që mund të ofrojnë jo vetëm alternativë, dhe mundësi për diversifikimin e portofoleve konvencionale, por edhe begatim të praktikës globale financiare.

 

Duhet theksuar se Sabina Idrizi është studentja e parë nga bashkësia etnike rome, që ka magjistruar në Universitetin e Evropës Juglindore.

Tetovë
Ilindenska nr.335
1200 Tetovë
Tel: +389 44 356 000
Faks: +389 44 356 111
Shkup
Arhiepiskop Angelarij, nr.1
1000 Shkup
Tel: +389 44 356 396
Tel: +389 44 356 397
Përmbajtja
Kontakt
Email: web@seeu.edu.mk
Google+