Lajmet e fundit
-
Universiteti i EJL do të ndërtojë kampus në Shkup
23 mars 2010Para ca ditësh edhe zyrtarisht është bërë e ditur nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve e RM se është siguruar trualli në Shkup, për ndërtimin e kampusit të Universitetit të Evropës Juglindore, në sipërfaqe prej 21.335 m2.
-
Konferencë e përbashkët për arsimin e mesëm
22 mars 2010
“Arsimi i mesëm dhe sfidat e arsimit sipëror”, ishte tema e konferencës, e cila i tuboi së bashku në Universitetin e Evropës Juglindore (UEJL), të premten (19.03.2010), përfaqësuesit e këtij Universiteti dhe drejtorët e shkollave të mesme në Maqedoni. -
Filloi realizimi i EKO-kampusit
18 mars 2010Universiteti i Evropës Juglindore dhe kompania italiane “D’Appolonia”, të martën ( 16 mars 2010), në Tetovë, nënshkruaн marrëveshje për realizimin e projektit, i cili do të mundësoјл ndërtimin e kampusit si një zonë të mbrojtur nga gazrat dhe dioksidi i karbonit. Ky projekt është i pari i këtij lloji në Ballkan, por edhe në shtetet tjetra të Evropës Juglindore.
-
Ligjëratë e ambasadorit slloven se si të anëtarësohemi në Bashkimin Evropian
18 mars 2010 “Si të anëtarësoheni në BE- procesi i negociatave, përvoja sllovene”, ishte tema e ligjëratës së ambasadori slloven në Maqedoni, Alan Bergant, të cilën e mbajti të hënën ( 15 mars 2010), në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë. -
Publikim ndërkombëtar i Mr. Veland Ramadanit: "Biznes engjëjt - kush në të vërtetë janë ata?"
15 mars 2010"Biznes engjëjt-kush në të vërtetë janë ata?" (“Business Angels-Who They Really Are”), është publikimi më i ri shkencor i Mr. Veland Ramadanit, asistent në Fakultetin e Administrimit të Biznesit në UEJL. Ky punim është botuar në revistën ndërkombëtare të botuesit me renome botërore John Wiley and Sons (Strategic Change: Brifings in Entrepreneurial Finance, John Wiley & Sons Ltd., Chichester, UK, Vol. 18, Issue 7/8, p. 249-258, ISSN: 1086-1718).
-
Doc. dr. Brikena Xhaferi zgjidhet anëtare e Bordit këshillues në Revistën shkencore ndërkombëtare “Revista de Lengua para Fines Específicos“
12 mars 2010Doc. dr. Brikena Xhaferi u zgjodh anëtare e Bordit këshillues në Revistën shkencore ndërkombëtare, Revista de Lengua para Fines Específicos (LFE).
-
Dr. Farringtoni dhe z. Memedi në takim e AUE në Vjenë
12 mars 2010Dr Dennis Farrington, kryetar i Bordi të Universitetit dhe Xhevair Memedi,MBA, Sekretar i përgjithshëm, morën pjesë në takimin e radhës të AUE (Asociacioni i Universiteteve Evropiane), i cili u mbajt për të shënuar përmbylljen e fazës së parë të Procesit të Bolonjës dhe publikimin e Raportit të fundit të AUE ‘Trendet’ në arsimin e lartë në Evropë.
-
Edhe një publikim ndërkombëtar i Prof. dr. Abdylmenaf Bexhetit në revistën e Universitetit Bamberg-Gjermani
10 mars 2010"Masat për të luftuar krizën në Maqedoni dhe efektet e tyre - а janë ato të mjaftueshme?" (“Anti-Crisis Measures in Republic of Macedonia and their effects - Are they Sufficient?”), është publikimi shkencor më i fundit i prorektorit të UEJL, Prof. dr. Abdylmenaf Bexheti, botuar në revistën ndërkombëtare të Universitetit Bamberg, Gjermani (BERG Working Paper Series on Government and Growth of University Bamberg-Germany. Working Paper No.70, March 2010).
-
Prof. dr. Murtezan Ismaili dhe Prof. dr. Jonuz Abdullai në Konferencën rajonale mbi "Promovimin e modeleve të punës që kontribuojnë në ndërtimin e politikave të të rinjve në rajon”
6 mars 2010Në Konferencën rajonale mbi "Promovimin e modeleve të punës që kontribuojnë në ndërtimin e politikave të të rinjve në rajon”, që u mbajt në sallën e Këshillit të Qytetit të Shkupit, më 02 dhe 03 mars 2010, në organizim të Qendrës për arsimin joformal "Trekëndëshi” (Triagolnik), në bashkëpunim me Qytetin e Shkupit,
-
Testim falas për IELTS
23 shkurt 2010Qendra e gjuhëve ofron testimin e parë falas për IELTS (diplomë e pranuar ndërkombëtare nga gjuha angleze). Testimi do të mbahet me datë 10.03.2010 (e mërkurë) në orën 10:00 në Qendrën e gjuhëve, klasa 1001.04.
-
Prof. dr. Zamir Dika në Konferencën Ndërkombëtare të Inxhinierisë Kompjuterike dhe Aplikacioneve (CEA'10), në Universitetin e Harvardit
8 shkurt 2010Prof. dr. Zamir Dika, prorektor për çështje akademike në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, mori pjesë në Konferencën ndërkombëtare të inxhinierisë kompjuterike dhe aplikacioneve (CEA'10), mbajtur më 27-29 janar, në Universitetin e Harvardit, Kembrixh – SHBA, në kuadër të Akademisë dhe Shoqërisë së shkencëtarëve dhe inxhinierëve botërorë (World Scientific and Engineering Academy and Society – WSEAS).
-
Doli nga shtypi libri universitar i Doc. dr. Abdulla Azizit: “Bashkimi Evropian - e drejta, institucionet dhe politikat”
5 shkurt 2010Këto ditë, në botim të Fakultetit të Administrimit Publik dhe Shkencave Politike të Universitetit të EJL në Tetovë, doli nga shtypi libri universitar i Doc. dr. Abdulla Azizit me titull “Bashkimi Evropian - e drejta, institucionet dhe politikat”.
-
Publikohet Plani Strategjik i UEJL 2009-2012
4 shkurt 2010 -
Arben Hajra mbrojti magjistraturën në Fakultetin e Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore
2 shkurt 2010Në Fakultetin e Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore të Universitetit të Evropës Juglindore, për herë të parë u realizua mbrojtja e magjistraturës, duke përdorur teknologjinë në distancë për komunikim audiovizuel ndërmjet mentorit të kandidatit nga Turqia dhe pjesëmarrësve në këtë mbrojtje.
-
Trajnohet stafi i IMJSH në Maribor, Slloveni
29 janar 2010Pjesëtarë të stafit të Institutit të mjedisit jetësor dhe shëndetit (IMJSH) të Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL), në kuadër të projektit FP7, kanë marrë pjesë në trajnimin e radhës, “Euro Urhis 2” (Sistemi informativ shëndetësor urban evropian 2), në Maribor, Slloveni, nga data 19 - 23 janar 2010. -
Studentët vizitojnë Komisionin dhe Parlamentin Evropian në Bruksel
28 janar 2010Në kuadër të aktivitetit tradicional, një grup studentësh të udhëhequr nga Doc. dr. Ylber Sela, nga 17 deri më 22 janar, realizuan një vizitë disaditore në Komisionin dhe Parlamentin Evropian, në Bruksel. Studentët arritën që nga afër të njihen me punën e institucioneve të BE-së në përgjithësi, por edhe me atë të Komisionit Evropian në veçanti.
-
Sabina Idrizi magjistroi në temën "Bankat islame dhe modelet bankare islamike"
25 janar 2010Në Fakultetin e Administrimit të Biznesit në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, para komisionit në përbërje: Prof. dr. Miroljub Shukarov, Prof. dr. Abdulmenaf Bexheti dhe Prof. dr. Izet Zeqiri, Sabina Idrizi e mbrojti tezën e magjistraturës me titull: "Bankat islame dhe modelet bankare islamike - rekomandimet për zhvillimin e bankave islamike në Evropë”.
-
Hasan Jashari dhe Arafat Shabani në Romë për “mësimin në distancë”
21 janar 2010Prof.dr. Hasan Jashari dhe Prof.dr. Arafat Shabani, në kuadër të projektit Tempus IV, “Zhvillimi i programeve të magjistraturës në arsim”, nga data18-21 janar të këtij viti, marrin pjesë në konferencën ndërkombëtare në Romë, në Universitetin Roma Tre.
-
Akademik Alajdin Abazi, Rektor i UEJL: Viti 2009 - një vit i suksesshëm
30 dhjetor 2009Vitin që po e lëmë pas, UEJL po e mbyll me rreth 7000 studentë që ndjekin ligjëratat në ciklin e parë të studimeve dhe afro 4000 të diplomuar, si dhe mbi 1200 studentë që janë duke i vijuar aktivisht studimet e ciklit të dytë (ku 47 prej tyre tashmë kanë fituar gradën shkencore magjistër). Aktualisht, UEJL disponon me 16 programe të ciklit të parë dhe 33 programe të ciklit të dytë të studimeve, në pesë fakultete: Drejtësi, Administrim Biznesi, Administrim Publik dhe Shkenca Politike, Shkenca dhe Teknologji Bashkëkohore dhe Gjuhë, Kultura dhe Komunikim.