Prorektori për financa dhe zhvillim fizik i UEJL, Prof. dr. Abdylmenaf Bexheti tha se “studentët, do të kenë mundësi që në prizmin e biznesit të vogël t’i shohin risitë dhe mënyrën e re të gjykimit, sepse idetë e reja vijnë vetëm nga mendjet e reja”. Ai tha se aspekti tjetër i rëndësishëm i librit është se ai paraqet një udhërrëfyes të mirë edhe për botën e biznesit, respektivisht sipërmarrësit tanë dhe posedon një atribut të veçantë, ku për herë të parë studentëve iu jepet mundësia që bashkë me profesorin e tyre të paraqiten edhe si bashkautorë të një libri
Redaktori i këtij libri, Doc. dr. Veland Ramadani u shpreh se “menaxhimi i një biznesi të vogël është aktivitet mjaft kompleks dhe sfidues”. Ai tha se, qëllimi i këtij teksti është që lexuesit t’i ofrojë një pasqyrë më të qartë rreth biznesit të vogël, përparësive dhe dobësive, respektivisht beneficioneve, sfidave dhe problemeve që dalin nga posedimi dhe menaxhimi i një biznesi të vogël, mënyrave të organizimit të një biznesi, përpjekjeve novatore për ballafaqim me konkurrencën, identifikimin dhe kërkimin e zgjidhjes në lidhje me evitimin e situatave të rrezikshme gjatë operimit të biznesit.
Përveç Doc. dr. Veland Ramadanit, si bashkautorë të këtij libri janë edhe studentët: Almir Adili, Artë Maksuti, Atixhe Ajdini, Blerta Ramadani, Blerta Xheleshi, Floreta Bexheti, Hana Demiri, Majlinda Çorolli, Nafi Rustemi, Nora Salihi, Siandra Hasani dhe Shkurta Imeri.
Promovohet libri “Specifikat e biznesit të vogël”
15 qershor 2010“Specifikat e biznesit të vogël”, titullohet libri, i cili të hënën (31 maj 2010), u promovua në Fakultetin e Biznesit dhe Ekonomisë, në UEJL. Ky libër është rezultat i një angazhimi të përbashkët të Doc.dr. Veland Ramadanit dhe disa studentëve të tij dhe paraqet një simbiozë të njohurive teorike nga fusha e biznesit të vogël dhe të dhënave empirike, me ç’rast janë anketuar rreth 120 biznese të vogla, të cilat aktivitetin e tyre afarist e ushtrojnë në qytete të ndryshme, si në Shkup, Kumanovë, Tetovë, Gostivar, Dibër, Kërçovë dhe Strugë.
Më shumë lajme
- NJOFTIM
- Universiteti i Europës Juglindore shënon përfundimin me sukses të projektit Erasmus+ në Simpoziumin Ndërkombëtar në Ankara
- Shkolla Verore "Common Sense Economics" po zhvillohet me sukses në kampusin e UEJL-së, Tetovë
- Inteligjenca Artificiale, Inovacioni dhe Transformimi Digjital në fokus të trajnimit tradicional të stafit të UEJL-së
- Paraqitja për ushqim të subvencionuar studentor nga 26 deri më 31 gusht
- UEJL mirëpret themelimin e Shoqatës së Mësimdhënësve dhe Profesorëve të Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut
- UEJL forcon bashkëpunimin me ZBW – Leibniz Information Centre for Economics