COVID-19 Information and Protocol

Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

UEJL dhe USHT nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

Universiteti i Evropës Juglindore dhe Universiteti Shtetëror i Tetovës, të mërkurën (26 maj 2010 ),  kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për sfera që janë me interes të përbashkët. Marrëveshja është nënshkruar nga rektori i UEJL, akademik Alajdin Abazi dhe rektori i USHT, Prof. dr. Agron Reka.

Udhëheqësit e dy universiteteve, mes tjerash janë pajtuar që të bëjnë shkëmbimin e kuadrit arsimor në bazë të një marrëveshjeje të veçantë, të organizojnë dhe zbatojnë projekte të përbashkëta hulumtuese, si dhe të shkëmbejnë informacione lidhur me rezultatet nga hulumtimet. Gjithashtu,  në fokus është edhe bashkëpunimi i studentëve dhe i organizatave studentore në fushat akademike, kulturore dhe aktivitetet sportive.

“Nënshkrimi i Marrëveshjes është një hap i madh jo vetëm për dy universitetet tona, por edhe për mbarë arsimin sipëror në gjuhën shqipe në Republikën e Maqedonisë”, deklaroi pas nënshkrimit të marrëveshjes rektori i UEJL-së, akademik Alajdin Abazi.

Rektori i USHT-së, Prof. dr. Agron Reka, deklaroi se me Marrëveshjen, përfundimisht do të rregullohen më shumë aspekte të bashkëpunimit të ndërsjellë në mes të dy universiteteve, në radhë të parë, avancimi i kushteve dhe i ofertave për studim dhe punë për studentët dhe profesorët tanë.

 

Google+