COVID-19 Information and Protocol

Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Dr. Benxhamin Kiting prezantoi punim për poezinë bashkëkohore irlandeze dhe Holokaustin

Dr. Benxhamin Kiting, udhëheqës i Katedrës së anglishtes në Fakultetin e Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit e ka prezantuar punimin me temë: “ Poezia bashkëkohore irlandeze dhe Holokausti” në konferencën vjetore të Asociacionit për Studime Franko - Irlandeze në Universitetin e Reims, , e cila u mbajt nga 28-29 maj 2010, në Francë.

Tema e konferencës ishte: “ Histori dhe kujtime në Francë dhe Irlandë”, ku morën pjesë rreth 40 përfaqësues nga Franca, Irlanda, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Japonia, Gjermania dhe Britania e Madhe.

Diskutimet, ligjëratat dhe punimet ishin të fokusuara në ndërlidhjen e aspekteve politike, historike dhe kulturore/letrare të kujtesës që kanë të bëjnë me Francën dhe Irlandën.

Google+