Qëllimet e projektit janë:
i. Të hulumtohet madhësia, natyra dhe karakteristikat e shkathtësive të diasporës shqiptare, maqedonase dhe kosovare;
ii. Të vlerësohet potenciali i talentit të diasporës nga këto vende;
iii. Të vlerësohen dallimet dhe ngjashmëritë ndërmjet diasporës shqiptare, maqedonase dhe kosovare; dhe
iv. Të jepen rekomandime politike për ndikimin e diasporës për promovimin e reformave politike dhe ekonomike në vendet e lartpërmendura.
Rezultatet:
i. Baza e të dhënave (të bazuara në anketa sasiore dhe cilësore të shkathtësive të diasporës aktuale dhe asaj të ardhshme nga të tri vendet), e cila mund të shërbejë si burim për hulumtime relevante politike;
ii. Raporte nga vendi dhe raport rajonal në të cilët do të zbërthehen raportet detale të vendeve, ku do të identifikohen dallimet dhe ngjashmëritë në pjesë të caktuar të diasporës.
Partner rajonal: Fakulteti Ekonomik, Universiteti i Tiranës, Shqipëri; Universiteti Riinvest, Prishtinë, Kosovë.
Partner nukleus /Aplikuesi kryesor: Universiteti i Evropës Juglindore, Tetovë, Maqedoni
Menaxher i projektit: Z. Abdylmenaf Sejdini