Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Ambasadori i BE-së Ervan Fuere vizitoi UEJL

Ambasadori i BE-së, në Maqedoni, Ervan Fuere, të enjten (20 maj 2010), mbajti një ligjëratë për studentët, me temë kundër varfërisë, pasi që ky vit është shpallur “Viti evropian i luftës kundër varfërisë dhe përjashtimit social”.

Prorektori për financa dhe zhvillim fizik i UEJL-së, Prof. dr. Abdylmenaf Bexheti, tha se Universiteti, studentët dhe stafi ka nderin që të kemi mysafir z. Ervan Fuere, për të ndarë përvojën, përshtypjet dhe mesazhet për luftën kundër varfërisë, pasi që edhe Maqedonia problem kryesor e ka shkallën e lartë të papunësisë dhe varfërisë. Prorektori Bexheti përmendi rastin e Irlandës, e cila konsiderohet si shembull i suksesshëm i zhvillimit ekonomik edhe atë kryesisht falë tërheqjes së investimeve të jashtme.

Ambasadori Ervan Fuere, tha se qëllimi i kësaj vizite është që të debatohet me studentët në lidhje me varfërinë dhe për mënyrën e krijimit e vendeve të reja të punës. Kjo ligjëratë është një mundësi e mirë që të takojmë studentët dhe të këmbejmë mendime se si bashkësia evropiane mund të ndihmojë Maqedoninë në këtë drejtim.

“Jemi të nderuar që UEJL, me kënaqësi e pranoi të jetë nikoqire e këtij debati, që është pjesë e aktiviteteve të Javës evropiane dhe është me rëndësi për në t’i ballafaqojmë të gjitha çështjet e të gjitha shteteve evropiane me qëllim të uljes së papunësisë dhe përjashtimit social, si fenomene që ekzistojnë në shoqëritë tona. Jemi në diskutime intensive me qeveritë, liderët e unioneve ekonomike, komunitetin e biznesit, sepse vetëm përmes partneritetit mund të garantohet suksesinë drejtim të papunësisë dhe përjashtimit social”, tha mes tjerash, ambasadori Fuere.

 

Google+