COVID-19 Information and Protocol

Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Presidenti Çek, Vacllav Klaus, vizitoi Universitetin e Evropës Juglindore

“Euro-integrimet” ishte tema për të cilën ligjëroi Presidenti i Çekisë, Vacllav Klaus gjatë qëndrimit të tij në UEJL, të martën (22 qershor 2010), të cilën e realizoi në kuadër të vizitës që pati në Maqedoni.

Presidenti i Çekisë, Klaus, fillimisht u takua me menaxhmentin e UEJL, ku u shqyrtuan mundësitë për bashkëpunim të ndërsjellë. Në kuadër të delegacionit çek ishin edhe një grup i madh afaristësh, të cilët patën mundësi të njihen me kapacitet dhe ofertën e UEJL.
Rektori i UEJL, akademik Alajdin Abazi, e njoftoi presidentin çek me punën e Universitetit, me procesin arsimor, kushtet hapësinore dhe mundësitë që jep ky universitet për zhvillimin e karrierës akademike në SHBA dhe Evropë.
Presidenti Vaclav Klaus, i cili shoqërohej edhe nga zonja e parë, tha se është i impresionuar me atë që ka parë dhe dëgjuar për UEJL-në dhe uroi që arsimimi dhe procesi mësimor të jenë bazë për zhvillimin e këtij institucioni.
Me rastin e vizitës në UEJL, rektori Abazi, presidentit çek i ndau mirënjohje dhe për zonjën e parë një dhuratë simbolike, në shenjë respekti dhe falënderimi.

 

Google+