Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Ministri Xhelal Bajrami takoi studentët e UEJL

Studentët që studiojnë në Fakultetin e Administrimit Publik dhe Shkencave Politike të Universitetin e Evropës Juglindore - drejtimi Punë dhe Politikë Sociale, u njoftuan me strukturën dhe rregullimin organizativ të funksionimit të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.

Gjatë këtij takimi me studentët, ministri Bajrami ka shprehur falënderim për interesimin e studentëve të cilët kanë vendosur të studiojnë në këtë drejtim universitar që është sa i ndjeshëm, po aq edhe me përgjegjësi, duke i inkurajuar këta studentë që në të ardhmen t’i kryejnë detyrat e tyre me përgjegjësi.

Në këtë takim, pos ministrit Bajrami dhe studentëve, ka marrë pjesë edhe këshilltari shtetëror Ardian Muça dhe docent dr. Ylber Sela nga Fakulteti i Administrimit Publik dhe Shkencave Politike  i UEJL.

Google+