Kjo konferencë kishte për qëllim hulumtimin e sfidave të reja të hasura në disiplinat dhe shkencat arsimore dhe mënyrat e përshtatjes në të ardhmen drejt integrimit evropian.
Supozimi themelor është se shkencat arsimore janë në zhvillim të vazhdueshëm dhe se praktikat, politikat dhe njohuritë në lidhje me to, duhet të jenë një përbërës i rëndësishëm i integrimit evropian dhe global në të ardhmen.
Rashid Emini u prezantua në këtë konferencë me punimin: "Diversifikimi i burimeve, vlera e shtuar për financimin e qëndrueshëm të universiteteve".