Projekti për qëllim kryesor ka zhvillimin e infrastrukturës për mësimin në distancë.
Përveç UEJL, në këtë takim kanë marrë pjesë përfaqësues të universiteteve të njohura evropiane, si: Universiteti i Firences- Shkolla e Inxhinierisë nga Italia, “AVNet” nga Universiteti Katolik i Leuvenit, Belgjik, “National Information Infrastructure Development Institute”, nga Hungaria, “Macedonian Research and Academic Network” (MARNET), Maqedoni, nga Universiteti UNINETTUNO, Romë, Itali, etj.
UEJL tashmë posedon serverin Polycom® RSS™ 2000, që është server i centralizuar për regjistrim, filtrim dhe arkivim të konferencave multimediale. Ky server, dukshëm do të lehtësojë punën për mbajtjen e orëve në distancë.