Ministri Mlladenov paraprakisht pati një takim me rektorin e UEJL, akademik Alajdin Abazi, me të cilin biseduan për bashkëpunimin e ndërsjellë. Rektori Abazi, tha se synimi i këtij universiteti është bashkëpunimi rajonal dhe se për këtë ekzistojnë shumë fusha me interes reciprok. Ministri Mlladenov në ligjëratën e tij foli për perspektivat e vendeve të Ballkanit në integrimet euroatlantike.
“Kjo është vizita e ime e dytë në Tetovë dhe që nga atëherë kanë kaluar disa vite. Për herë të parë në këtë qytet kam qenë në vitet 94-95, në kohën e cila ishte e mbushur me tensionime të ndryshme. Tani, shoh që shumë gjëra kanë ndryshuar për të mirë”, tha ministri i Jashtëm bullgar, Nikolla Mlladenov.
Para mbajtjes së ligjëratës, në korridorin kryesor të Fakultetit të Administrimit të Biznesit, ministri Mlladenov, e shpalli të hapur ekspozitën artistike “Traditat”. Ekspozita në fjalë paraqet një rast unik të koleksionit etnografik me foto të fotografit Aleksandar Mihaillov, që prezanton ritet e larmishme të kulturës bullgare. Fotografitë tregojnë momente nga ceremonitë e organizuara në malet përreth Detit të Zi, të realizuara nga shtetas bullgar me origjinë të ndryshme: të krishterë, mysliman, turq dhe rom.
Ministri i Jashtëm bullgar Nikolla Dimitrov: UEJL paraqet simbolikën se si duhet të duket Ballkani në të ardhmen
7 maj 2010
“Universiteti i Evropës Juglindore paraqet simbolikën se si duhet të duket Ballkani në të ardhmen”. Kështu tha Ministri i Jashtëm i Bullgarisë, Nikolla Mlladenov, i cili të enjten (6 maj 2010), mbajti një ligjëratë para studentëve të këtij Universiteti.
Më shumë lajme
- NJOFTIM
- Universiteti i Europës Juglindore shënon përfundimin me sukses të projektit Erasmus+ në Simpoziumin Ndërkombëtar në Ankara
- Shkolla Verore "Common Sense Economics" po zhvillohet me sukses në kampusin e UEJL-së, Tetovë
- Inteligjenca Artificiale, Inovacioni dhe Transformimi Digjital në fokus të trajnimit tradicional të stafit të UEJL-së
- Paraqitja për ushqim të subvencionuar studentor nga 26 deri më 31 gusht
- UEJL mirëpret themelimin e Shoqatës së Mësimdhënësve dhe Profesorëve të Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut
- UEJL forcon bashkëpunimin me ZBW – Leibniz Information Centre for Economics