Ky hulumtim ka për qëllim studimin e rrethanave, cikleve ekonomike dhe potencialit ekonomik të Republikës së Maqedonisë, gjithnjë duke ngërthyer në vete edhe aspektet krahasimtare me vendet tjera në rajon dhe me gjerë, me një qasje metodologjike nga e përgjithshmja kah e veçanta dhe me një optimalizim të modelit vendimbërës në politikat fiskale, duke iu referuar nivelit të potencialit ekonomik në RM.
Publikimi i prof. Bexhetit është i një rëndësie te veçantë edhe për impaktin e hulumtimeve në vendimbërjen e qeverisë në prag të pakove antikrizë - të katërtat me radhë. Duke iu referuar efekteve te arritura, respektivisht dështimeve të masave paraprake antikrizë, përmes një analize empirike dhe teoriko-shkencore u sugjerohet institucioneve vendimbërëse që në politikat e tyre ekonomike të radhës, vendimet e ardhshme, doemos të bazohen në hulumtime dhe analiza shkencore dhe jo në pritje joracionale e spontane. Ky, zaten edhe është roli dhe funksioni bazik i kërkimeve shkencore në këto fusha për çka edhe UEJL ka impaktin e vet konkret në shoqëri.