Demush Bajrami tha se ky studim nxjerr në dritë një realitet të kohës. Sipas tij, në komunikim ndërkombëtar, termi diplomaci vjen në përdorim (në Shekullin XVII), në epokën e burrështetasit të njohur frëng, kardinalit Rishelje, i cili ndërmjet viteve 1624 dhe 1642, ishte kryeministër dhe udhëheqës i vërtetë i Francës (përskaj monarkut nominal Luigji XIV). Gjatë gjithë shekujve në vazhdim, Raison d’Etat dhe vetë diplomacia e Risheljesë u benë udhërrëfyes i diplomacisë evropiane dhe se fakti që Rishelje ishte kardinal nuk e pengonte të vazhdonte përpjekjet e shtetëkombëbërjes. Doktrina e tij përbënte interesat strategjike dhe gjeopolitike të shtetit. Koncepti Risheljean i arsyes shtetërore u përdor mjeshtërisht si zëvendësim i konceptit mesjetar të vlerave morale universale. Në fjalën e tij, redaktori i librit, Arsim Sinani, vuri në pah rëndësinë që ka ky libër në të kuptuarit e shtetit dhe të kombit. Prof. Alajdin Demiri përmes një vështrimi analitik solli krahasime midis të djeshmes së Risheljesë dhe rrethanave të sotme gjeopolitike në Ballkanin Perëndimor, veçmas duke e vënë theksin mbi aktualitetin politik në Maqedoni.
Autori i librit “Franca dhe diplomacia franceze në periudhën e Risheljesë, doktrina Raison d`Etat dhe Shteti-komb”, Ardian Ramadani tha se, në të analizohet ngritja e shtetit francez në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe futja e konceptit të shtetit-komb në marrëdhëniet ndërkombëtare, koncept ky më me jetëgjatësi në marrëdhëniet ndërkombëtare.
Libri ofron informata tejet të rëndësishme mbi gjeopolitikën e Francës, mbi ndërtimin dhe mbështetjen e politikës së shtetarëve dhe politikanëve francez tek idetë e një udhëheqësi të spikatur si Rishelje, i cili për hir të interesave shtetërore, edhe pse ishte princ katolik, bëri skizmën e shtetit nga feja. Rëndësia e këtij libri qëndron në informimin se diplomacia moderne evropiane fillon me Marrëveshjen, apo Paqen e Wesfalisë, paqe kjo e inicuar nga idetë dhe doktrina e Raison d`Etat e Risheljesë.
U promovua libri i Ardian Ramadanit “Franca dhe diplomacia franceze në periudhën e Risheljesë, doktrina Raison d`Etat dhe Shteti-komb”
25 dhjetor 2009Më 24.12.2009, në bibliotekën e Universitetit të EJL-së, në Tetovë u promovua libri i Mr. Ardian Ramdani me titull: “Franca dhe diplomacia franceze në periudhën e Risheljesë, doktrina Raison d`Etat dhe Shteti-komb”.
Më shumë lajme
- NJOFTIM
- Universiteti i Europës Juglindore shënon përfundimin me sukses të projektit Erasmus+ në Simpoziumin Ndërkombëtar në Ankara
- Shkolla Verore "Common Sense Economics" po zhvillohet me sukses në kampusin e UEJL-së, Tetovë
- Inteligjenca Artificiale, Inovacioni dhe Transformimi Digjital në fokus të trajnimit tradicional të stafit të UEJL-së
- Paraqitja për ushqim të subvencionuar studentor nga 26 deri më 31 gusht
- UEJL mirëpret themelimin e Shoqatës së Mësimdhënësve dhe Profesorëve të Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut
- UEJL forcon bashkëpunimin me ZBW – Leibniz Information Centre for Economics