Login

Anëtarët e stafit duhet të përdorin llogarinë e tyre Webmail për identifikim.

Universiteti i Evropës Juglindore
jetëso dijen tënde!

Trajnohet stafi i IMJSH në Maribor, Slloveni

Pjesëtarë  të stafit të Institutit të mjedisit jetësor dhe shëndetit (IMJSH) të Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL), në kuadër të projektit FP7, kanë marrë pjesë në trajnimin e radhës, “Euro Urhis 2” (Sistemi informativ shëndetësor urban evropian 2), në Maribor, Slloveni, nga data 19 - 23 janar 2010.


Instituti i UEJL për mjedisin dhe shëndetin duke qenë një institucion partner nga Maqedonia, do të bëjë implementimin e pyetësorëve dhe aktiviteteve që dalin nga FP7, në dy qytete, edhe atë në Shkup dhe Tetovë. Analizat që do të mblidhen do të shërbejnë si bazë e të dhënave për shëndetin e përgjithshëm në këto vende. Këto të dhëna, në kuadër të këtij projekti, gjithashtu do të krahasohen edhe mëtej dhe do të nxirren konkluza, në nivel evropian.
Vullnet Zenki dhe Fisnik Shabani, nga IMJSH, u trajnuan për metodat dhe teknologjitë e implementimit të projektit FP7, në këto dy qytete. Stafi i trajnuar në bashkëpunim edhe me stafin tjetër të UEJL-së gjatë këtij viti do të mbledh të dhënat dhe do të bëjë analizën për nxjerrjen e konkluzave lidhur me nivelin dhe standardin e jetesës dhe shëndetit në këto dy qytete.
Google+