Në koktejin e organizuar me rastin e përurimit të fillimit të transmetimeve të kësaj radioje, prorektori për hulumtime dhe cilësi, Prof. dr. Murtezan Ismaili, tha se kjo radio do të jetë një mundësi e mirë për të gjithë studentët, që të informohen për të gjitha ngjarjet që ndodhin në UEJL.
Në këtë manifestim rasti, mori pjesë edhe ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni, Arben Çejku, i cili uroi që kjo radio të zhvillohet dhe së shpejti të transformohet edhe në një televizion studentor.
Radio Kampusi, do të transmetojë program kryesisht për studentët, tha studentja Shtegtare Zhuta. Duhet theksuar se redaksinë dhe të angazhuarit në këtë radio e përbëjnë studentë entuziastë të fakulteteve të ndryshme të Universitetit.