
Gjithashtu kjo vlerësohet edhe si një mënyrë trajnimi, e cila synon të sqarojë objektivat e proceseve të integrimit në BE dhe politikave që dalin prej saj. Studentët në udhëheqjen e prof. Ylber Selës, u pritën nga znj. Erika Zuderell, përfaqësuese e Komisionit Evropian në Drejtorinë për arsim dhe kulturë, ku më pas enkas për ta u mbajtën edhe disa ligjërata në temën: “Roli dhe funksioni i institucioneve evropiane” nga z. Jo Vendercappellen, “Integrimi i Ballkanit Perëndimor në Unionin Evropian me fokus të veçantë në Kosovë” nga z. Stefano Dotto dhe “Integrimi i Ballkanit Perëndimor në Unionin Evropian me fokus të veçantë në Maqedoni”, nga z. Per Ibold etj.Më pas, studentët në kuadër të programit vizituan edhe ambasadorin e Maqedonisë në UE, Prof. dr. Blerim Reka, i cili i njoftoi ata për perspektivat e Ballkanit Perëndimor drejt UE-së, dhe për sfidat këtij rrugëtimi, duke përfshirë çështjen e emrit, hapjen e negociatave, çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën dhe Shqipërinë etj. Vizita e ardhshme pritet te realizohet nga fundi i muajit maj të këtij viti.