Në UEJL, të enjten (21 tetor 2010), me një ceremoni rasti ka filluar ora e parë akademike dhe dita e orientimit për studentët e magjistraturës në të dy kampuset universitare, në Shkup dhe në Tetovë.
Fjalim rasti në kampusin në Shkup, mbajti rektori i UEJL, Prof. dr. Zamir Dika, i cili uroi studentët për zgjidhjen e bërë që të studiojnë në këtë universitet. .
“Të studiuarit në UEJL nënkupton studime dinamike, të harmonizuara dhe interaktive brenda kampuseve tona universitare në Tetovë dhe Shkup, duke ofruar kushte optimale për të gjitha këto studime. Kjo do t’ju japë mundësi që të reflektoni mbi atë që e keni mësuar gjatë studimeve dhe t’i aplikoni njohuritë tuaja teorike në praktikë. Unë jam i bindur se pas përfundimit të studimeve do të tregoni afinitete, njohuri dhe përgjegjësi profesionale”, tha rektori Dika.
Në kampusin universitar në Tetovë mirëseardhje studentëve të ri në studimet e magjistraturës u dëshiroi prorektori (provosti) për çështje akademike, Prof. dr. Pol Foster.
“Duke qenë studentë ju mbarti me vete disa të drejta dhe përgjegjësi. Ne, administrata e Universitetit dhe stafi akademik zotohemi se do të vëmë në radhë të parë interesin tuaj dhe do t’ju ofrojmë shërbime dhe programe akademike më cilësore. Ju duhet të zotoheni se do të jeni të ndershëm, të ndërgjegjshëm dhe studentë punëtor – do të merrni pjesë rregullisht në ligjërata, të merrni pjesë në mënyrë aktive në klasë dhe mbi çdo gjë tjetër, të jeni të hapur ndaj botës së të mësuarit dhe ideve të reja.”, tha provosti Pol Foster
Studentët e magjistraturës patën rastin që nga udhëheqësit e shërbimeve të ndryshme të UEJL-së të marrin informacione, të cilët do t’iu nevojiten gjatë studimit.
Filloi viti akademik për studentët e magjistraturës
25 tetor 2010

Më shumë lajme
- Në UEJL u mbajt Panairi i Karrierës 2026 – një urë lidhëse mes studentëve dhe tregut të punës
- UEJL dhe HERA nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi për avancimin e praktikës dhe kërkimit në fusha me rëndësi shoqërore
- Rektori i UEJL-së, Prof. Dr. Sadudin Ibraimi, priti në takim Ambasadoren e Norvegjisë, Kristin Melsom
- Nxënësit më të talentuar të ekonomisë garuan në Olimpiadën Nacioanle të Ekonomisë që u mbajt në UEJL
- Të rinjtë kundër dhunës: Trajnim ndërgjegjësues me nxënësit e shkollave të mesme në UEJL
- UEJL pjesë e Konferencës Vjetore të EUA-së në Stamboll
- Vizitë e Ambasadës së SHBA-ve dhe prezantimi i programeve të shkëmbimit arsimor në UEJL