Bekim Fetaji në Universitetin e Novi Pazarit ne Serbi promovohet në profesor inordinar
6 tetor 2010Bekim Fetaji promovohet në thirrjen mësimore shkencore profesor inordinar nga departamenti i Informatikës i Fakultetit të Shkencave Natyrore - Teknike të Universitetit të Novi Pazarit, Serbi. Propozimi, paraprakisht ishte dhënë nga Këshilli i Fakultetit dhe i njëjti ishte votuar nga ana e Senatit. Prof. dr. Bekim Fetaji në këtë fakultet ka ligjëruar lëndët: Sistemet operative, Web-programimi dhe lëndë të tjera profesionale të Informatikës, në studimet deridiplomike dhe në ato të magjistraturës, gjatë viteve akademike 2008, 2009 dhe 2010. Vitin e kaluar akademik, ai është angazhuar edhe si mentor i disa kandidatëve në studimet e magjistraturës dhe në ato të doktoraturës në ketë fakultet.
Më shumë lajme
- NJOFTIM
- Universiteti i Europës Juglindore shënon përfundimin me sukses të projektit Erasmus+ në Simpoziumin Ndërkombëtar në Ankara
- Shkolla Verore "Common Sense Economics" po zhvillohet me sukses në kampusin e UEJL-së, Tetovë
- Inteligjenca Artificiale, Inovacioni dhe Transformimi Digjital në fokus të trajnimit tradicional të stafit të UEJL-së
- Paraqitja për ushqim të subvencionuar studentor nga 26 deri më 31 gusht
- UEJL mirëpret themelimin e Shoqatës së Mësimdhënësve dhe Profesorëve të Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut
- UEJL forcon bashkëpunimin me ZBW – Leibniz Information Centre for Economics