Akademik Alajdin Abazi dhe prof. Dr. Ali Pajaziti morën pjesën në Kongresin Shkencor për Qytetërimin Islamik në Ballkan
18 tetor 2010

Rektori i nderit i UEJL-së akademik Alajdin Abazi dhe Prof. dr. Ali Pajaziti morën pjesë në Kongresin e katërt ndërkombëtar me titull “Qytetërimi Islam në Ballkan” (Islamic Civilisation in the Balkans) të organizaur nga IRCICA (Qendra Hulumtuese për Historinë, Artin dhe Kulturën Islamike) dhe Akademia e Shkencave dhe Arteve e Maqedonisë, të mbajtur në Shkup më 14-15 tetor 2010.
Në këtë ngjarje të rëndësishme shkencore u zbërthyen 110 kumtesa nga më shumë se 120 shkencëtarë nga universitete dhe institute kërkimore të ndryshme të rajonit dhe Europës (Shqipëria, Kosova, Bullgaria, Bosnja, Serbia, Greqia, Hollanda, Turqia etj.). Kumtesa e profesorëve të UEJL titullohej “Multikulturalizmi, bashkëjetesa ndëretnike dhe arsimi sipëror: Shembulli i UEJL-së”, në të cilën, pos pjesës teorike, u prezantuan edhe të dhënat empirike nga një hulumtim lidhur me perceptimet-qëndrimet e një kampioni prej 80 të punësuarish në këtë institucion lidhur me shumëkulturësinë, kulturën e tjetrit, nevojën për të mësuar nga kultura e tjetrit, zakonet, traditat, vetërealizimin në UEJL, karrierën, imazhin e UEJL-së në opinion etj.
Më shumë lajme
- NJOFTIM
- Universiteti i Europës Juglindore shënon përfundimin me sukses të projektit Erasmus+ në Simpoziumin Ndërkombëtar në Ankara
- Shkolla Verore "Common Sense Economics" po zhvillohet me sukses në kampusin e UEJL-së, Tetovë
- Inteligjenca Artificiale, Inovacioni dhe Transformimi Digjital në fokus të trajnimit tradicional të stafit të UEJL-së
- Paraqitja për ushqim të subvencionuar studentor nga 26 deri më 31 gusht
- UEJL mirëpret themelimin e Shoqatës së Mësimdhënësve dhe Profesorëve të Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut
- UEJL forcon bashkëpunimin me ZBW – Leibniz Information Centre for Economics