Urime për fituesit e çmimit në mësimdhënie dhe nxënie në UEJL për vitin akademik 2009-10 - Teuta Iljazi dhe Sadri Alija. Fituesit e pranuan çmimin në vlerë prej 1000 euro për projektin e tyre 'Mësimdhënia në grupe të vogla motivon nxënien' që kishte të bëjë me hulumtimin e realizuar se sa metodologjitë tradicionale dhe puna në grupe të vogla ndikojnë në kënaqësinë dhe vlerësimin e rezultateve të studentëve.
Katër projekte tjera ishin dorëzuar në pajtim me kriteret e publikuara: pra një nga Marika Apostolova Trpkovska dhe Burim Ismaili, sa i përket vlerës kompjuterëve portativ (laptops), në nxënien e studentëve, një nga Biljana Sazdanovska, për dobitë e modelit të shërbimeve të nxënies që lidhin teorinë me aplikimin praktik në ambient pune; projekti tjetër ishte dorëzuar nga Elena Spirovska, Artan Limani, Hajrulla Hajrullai, Luiza Zeqiri dhe Serdal Xhemali të fokusuar në përkrahjen e mundësive për zhvillim të stafit nëpërmjet pjesëmarrjes në punëtori dhe inkurajim për vetë reflektim nëpërmjet shkëmbimit të praktikave të suksesshme në klasë dhe së fundi projekti i dorëzuar nga Arben Hajra, Fidan Limani dhe Visar Shehu, që promovonte përdorimin e sistemit on-line për analizat e sigurimit të cilësisë dhe vlerësimin në nivele të ndryshme si dhe për qëllime të ndryshme.
Të gjitha projektet janë vlerësuar nga Thomas Olsson, inxhinier i kimisë në Universitetin e Lund-it Suedi, ekspert në zhvillimin e edukimit, hulumtues dhe novator në përsosmërinë në nxënie dhe mësimdhënie në arsimin sipëror. Vlerësimi i paanshëm i tij ishte se të 'pesë projektet prezantonin iniciativa mjaft interesante dhe mjaft cilësore që në mënyra të ndryshme, do të përmirësojnë mësimdhënien dhe nxënien e studentëve në UEJL.'
Ju lutem, vini re se kriteret për çmimin 2010-11, do të publikohen në dhjetor pra, me të njëjtin çmim 1000 Euro për projektin më të mirë.