Lajmet e fundit
-
U lëshua në përdorim ndërtesa ekologjike
30 shtator 2011Ndërtesa është e pajisur me një sistem që i përdorë burimet alternative të furnizimit me energji. Me këtë përfundon faza e parë e projektit EKO kampus, i cili parasheh që të gjithа fakultetet e këtij universiteti të përdorin burime ekologjike të energjisë.
-
Rektori Dika dhe ministri Kralev angazhohen për një bashkëpunim institucional frytdhënës
27 shtator 2011Dje, në UEJL në atmosferë miqësore nga ana e rektorit, Prof. dr. Zamir Dika u prit ministri i Arsimit dhe Shkencës i Republikës së Maqedonisë, z. Pançe Kralev i shoqëruar nga zëvendësministri i po këtij dikasteri, z. Safet Neziri.
-
Në UEJL filloi java orientuese për studentët e rinj
19 shtator 2011Në Universitetin e Evropës Juglindore, të enjten (15 shtator 2011), filloi “Java orientuese” për të gjithë studentët e regjistruar në vitin e ri akademik. Në ceremoninë solemne, studentëve mirëseardhje u dëshiroi rektori I këtij universiteti, Prof. Dr. Zamir Dika, prorektori për çështje akademike, Prof. Dr. Poll Foster dhe kryetari i Unionit Studentor, Pajtim Thaçi.
-
U promovuan rreth 60 kursistë nga Kosova për “Lidership dhe punë me rininë në komunitet”
14 shtator 2011Me një ceremoni solemne në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, të martën (13 shtator 2011), u promovuan studentët që kanë ndjekur kursin në programin njëvjeçar Lidershipi dhe Puna me Rininë në Komunitet për Kosovë.
-
U mbajt dita e kontributeve në Uikipedia
8 shtator 2011Universiteti i Evropës Juglindore, do të kontribujojë në pasurimin dhe shtimin e artikujve në gjuhën shqipe dhe maqedonase në Enciklopedinë e lirë Uikipedia (Wikepedia).
-
Në Oksford të Mbretërisë së Bashkuar takohet Komiteti ekzekutiv i Bordit të UEJL-së
6 shtator 2011Komiteti ekzekutiv i Bordit të Universitetit të Evropës Juglindore në mbledhjen e vet të rregullt të mbajtur javën e kaluar, në mjediset e Universitetit të Oksfordit në Oksford (Mbretëria e Bashkuar), në fokus të shqyrtimit kishte regjistrimin e studenteve, rangimin e universiteteve në Maqedoni, evaluimin vjetor të stafit, raportin për realizimin e buxhetit, garancinë financiare që universiteti duhet t'ia dorëzoje Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, por edhe çështje të tjera me interes për Universitetin.
-
"Dita e kontributeve në Wikipedia" në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë dhe Shkup
2 shtator 2011Më 6 shtator 2011 (e martë), nga ora 10.00-18.00, Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL), i fton të gjithë të interesuarit, të cilët dëshirojnë të kontribuojnë me tekste dhe përmbajtje universitare (në gjuhën shqipe dhe maqedonase), në Enciklopedinë e hapur WIKIPEDIA, të vijnë në kampuset e këtij universiteti në ne Tetovë (Biblioteka “ Maks va nder Shtul”) dhe Shkup (përballë Ambasadës së Italisë)
-
Punëtori për procesin e akreditimit të shkollës së doktoraturës
24 gusht 2011Universiteti i Evropës Juglindore është duke i bërë përgatitjet e fundit për akreditimin e shkollës së doktoraturës.
-
Interesimi për të studiuar në UEJL - shumë i kënaqshëm
19 gusht 2011Në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë dhe Shkup, në afatin e par te regjistrimit, kanë aplikuar rreth 700 kandidatë.
-
Trajnim për harmonizimin e planprogrameve dhe cilësinë
15 korrik 2011“Zhvillimi profesional i plan-programeve” dhe “Cilësi, efikasitet dhe profesionalizëm”, ishin temat kryesore të trajnimit katërditor të stafit akademik dhe administrativ të Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL), që u zhvillua nga e hëna deri të enjten (11-14 korrik), në Mavrovë.
-
Profesorë nga SHBA-të harmonizojnë planprogramet në UEJL
15 korrik 2011Gjatë javës së kaluar për këtë qëllim Fakultetin e Biznesit dhe Ekonomisë e ka vizituar Prof. dr. Munirpallam Venkataramanan nga Universiteti I Indianës-Kelley School of Business.
-
Konferencë për rolin e shoqërisë civile në punën vullnetare u mbajt në UEJL
4 korrik 2011Konferenca: “Roli i shoqërisë civile në punën vullnetare për zhvillimin e shoqërisë demokratike dhe pjesëmarrëse” e cila u organizua në Kampusin e UEJL-së tuboi së bashku diskutues të ndryshëm nga fusha e shoqërisë civile dhe profesorë universitarë nga Maqedonia dhe jashtë vendit.
-
Doc. dr. Veli Kreci mbajti ligjëratë për politikat publike në Sllovaki
4 korrik 2011Doc. dr. Veli Kreci më 29 qershor 2011 (e mërkurë), mbajti një ligjëratë hyrëse me titull, “Si ti përmirësojmë politikat publike: Analizë e politikave në procesin e politikëbërjes” në shkollën e parë verore të Fakultetit Ekonomik të Universitetit Teknik në Koshice.
-
Rreth 20 kryetarë të komunave të Kosovës e vizituan UEJL-në
23 qershor 2011Të hënën ( 20 qershor), një delegacion i kryetarëve të komunave të Kosovës ka vizituar Universitetin e Evropës Juglindore (UEJL).
-
Në UEJL u mbajt konferenca për 10 vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit
22 qershor 2011Konferenca "Marrëveshja Kornizë e Ohrit drejt anëtarësimit të Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe në NATO", i ka tubuar në Universitetin e Evropës Juglindore (UEJL), të hënën ( 20 qershor 2011), aktorët kryesorë të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.
-
Instituti Veror Online i UEJL-së organizoi trajnim intensiv dy javor për online mësimdhënie
22 qershor 2011Trajnimi u mbajt prej 6 deri 17 qershor 2011, në UEJL dhe u organizua nga Qendra e-learning e UEJL-së dhe qëllimi kryesor ishte trajnimi stafit tonë për mësimdhënie online.
-
Mentor Hamiti, prezentoi dy punime shkencore dedikuar etikës dhe shfrytëzimit të internetit
16 qershor 2011Njësia e Bioetikës në UEJL është përfaqësuese e vetme e Republikës së Maqedonisë në kuadër të Rrjetit Ndërkombëtar të UNESKO-s për Bioetikë, në mesin e gjashtëmbëdhjetë shteteve anëtare në nivel botëror. (http://www.unesco-chair-bioethics.org/)
-
Në UEJL do të mbahet konferenca ndërkombëtare “Marrëveshja Kornizë e Ohrit: drejt anëtarësimit të Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe NATO”
14 qershor 2011Konferenca organizohet nga Universiteti i Kolumbisë - Programi për Ndërtim të Paqes dhe të Drejtave të Njeriut, Fakulteti Juridik dhe Fakulteti Filozofik i Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”, Universiteti i Evropës Juglindore (UEJL) dhe Universiteti Shtetëror i Tetovës (USHT), dhe do të mbahet në Tetovë më 20 qershor 2011 nga ora 9:00 në Kampusin e UEJL-së, ndërkaq më 21 qershor 2011 nga ora 8:30 në Rektoratin e Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup.
-
Universiteti i Evropës Juglindore prezantohet me sukses në Simpoziumin Ndërkombëtar për Informatikën dhe Matematikën e Njehsuar
14 qershor 2011Në këtë simpozium, i cili ishte i pari në këtë fushë, morën pjesë edhe pesë studentë të magjistraturës në UEJL. Ata u prezantuan me një shumëllojshmëri temash tepër të rëndësishme që nga çështjet e sigurisë në sistemet shpërndarëse e deri në analizën e qartë të të dhënave përmes rrjeteve sociale.