Përveç rektorit MekRobi, delegacioni nga Indiana përbëhej nga zonja MekRobi –Lori Bërns (Laurie Burns), zëvendësrektori për programet ndërkombëtare Dejvid (David) Zaret, dhe drejtori për marrëdhënie ndërkombëtare për çështje të alumnit Erik Dehan (Eric DeHann). MekRobi gjithashtu ishte i pranishëm në Tetovë, në nëntor të vitit 2001, kur zyrtarisht filloi me punë UEJL.
Majkëll MekRobi ka doktoruar në Universitetin Kombëtar Australian në vitin 1979 dhe ka patur një karrierë të shquar akademike, fillimisht në Universitetin Kombëtar Australian dhe më vonë në Universitetin e Indianës, ku ka fituar thirrje akademike nëdisa lëmi, si në: shkencat kompjuterike, filozofi, shkencat kognitive, informatikë, bibliotekë dhe shkencat e informacionit dhe të teknologjive kompjuterike. Pjesën më të madhe të karrierës së tij e ka kaluar në krijimin e informatikës së avancuar dhe të infrastrukturës së komunikimit në fusha të tilla, si: informatikë paralele, realiteti virtual dhe instrumente të rrjetit për testim, si në nivel kombëtar ashtu dhe global. Ai, gjithashtu ka luajtur një rol të madh në krijimin e Shkollës së Informatikës, ka drejtuar zhvillimin e programit I-Light, menaxhimin e rrjetit Internet 2 (Abilene) dhe rrjeteve të tjera të shumta. AI i ka themeluar laboratorët e teknologjisë së Universitetit të Indianës.
Ai u emërua zëvendës-rektor për teknologjitë e informacionit dhe shef i informacionit në vitin 1997. Po ashtu u emërua zëvendës-rektor për hulumtime në vitin 2003, dhe u.d. provost dhe zëvendës-rektor për çështje akademike për Kampusin Blumington (Bloomington, të UI në vitin 2006. Majkëll A. MekRobi më 1 korrik 2007 u bë rektori i 18-të i Universitetit të Indianës .
UI përfaqëson njërin nga sistemet universitare më të mëdha në SHBA me tetë kampuse, me buxhet të përgjithshëm prej rreth 3 miliard dollarë dhe mbi 6.000 anëtarë të stafit akademik, 11.000 të punësuar dhe 110.000 studentë. Supozohet se UI ka mbi 500,000 të diplomuar në mbarë botën.
Nën udhëheqjen e tij UI shënoi njërin nga zgjerimet më të madha, si në madhësi ashtu edhe në cilësinë e trupit studentor të UI, nivel rekord të shpenzimeve, një miliard dollar për zgjerimin e objekteve të UI dhe për përfundimin e fushatës 1.1 miliard dollar investim në tregun e kapitalit (endoëment) në UI Bloomington. Faza e parë e fushatës prej 5 miliard dollar pritet të përfundojë me kompletimin e dyqindvjeçarit të UI në 2020. Universiteti i Indianës është njëri nga universitetet e vetme në SHBA, ku rregullisht mësohet gjuha maqedonase dhe shqipe.
Universiteti i Indianës dhe Universiteti i Evropës Juglindore kanë shënuar një dekadë të bashkëpunimit. Në vitin 2001, USAID-i i dha Universitetit të Indianës një grant të madh për të ndihmuar UEJL-në në fazën e hershme të themelimit. Në vitin 2004, USAID-i i dha një grant të dytë IU të përqendruar në rritjen e cilësisë së programeve të UEJL. Gjatë kësaj periudhe të bashkëpunimit, mbi 40 anëtarë të stafit akademik dhe administrativ të UEJL-së kanë vizituar Universitetin e Indianës dhe kanë marrë pjesë në programet e trajnimit, studimet e magjistraturës dhe doktoraturës. Në të njëjtën kohë, mbi 15 profesorë dhe administratorë nga Universiteti i Indianës kanë vizituar Maqedoninë gjatë kësaj periudhe.
